Ngacmimet seksuale te femijet

MasteR

I'm offline
54_57_DONNA_Page_3.jpg



A ka gjë më të rëndësishme se fëmijët tanë? Mundohemi me mish e me
shpirt që ti rrisim të shëndetshëm duke u ofruar përveç të mirave materiale,
shumë dashuri e buzëqeshje dhe duke u munduar ti ruajmë nga problemet dhe
rreziqet e kohës në të cilën jetojmë. Një ndër këto rreziqe janë edhe ngacmimet
dhe abuzimet seksuale tek fëmijët. Për të mbrojtur fëmijët tanë nga incidente
të tilla, është e nevojshme për një kujdes të vazhdueshëm, duke fi lluar që
në kohën që ata janë ende të vegjël…
Të mbrojmë fëmijët tanë Me përkufi zimin ngacmim seksual, nënkuptojmë
çdo lloj ngacmimi (verbal, vizual dhe fi zik) që prek dinjitetin seksual të fëmijës apo personit në përgjithësi, që shkakton frikë, turp, dhimbje, neveri. Ky fenomen ndodh shpesh, por rrallë bëhen publike, sepse krijon ndjenjë faji tek viktima,
ndaj edhe heshtin…
Njerëzit që kryejnë ngacmime seksuale, kryesisht janë njerëz me personalitet të çrregullt. Shumë herë, ngjarje të tilla ndodhin kur ekziston
një marrëdhënie pushteti me fëmijë (të afërmit, mësuesit, trajnerët) dhe e përdorin atë për të përfi tuar dhe për të siguruar heshtjen e tij.
Cilat janë shenjat që shfaqen tek fëmijët e abuzuar seksualisht?
Makthe, gjumë me probleme
Tërheqje apo shmangie e theksuar nga të rriturit
Fshehtësi e pazakonshme
Ndryshime në gjendjen e tij shpirtërore dhe personalitet
Ndryshime në sjelljen e tij
Frikë e pashpjegueshme për vende ose njerëz të caktuar. Nuk do të mbetet vetëm me një person
Humbje e oreksit
Zotërim fjalësh që përdorin të rriturit, për pjesët e trupit që nuk duken
Ai flet për një mik të ri, më të madh dhe dhurata apo të holla, të pajustifi kueshme
Vetë-lëndime (prerje dhe djegie) tek adoleshentët
Shenja në trup, ndjeshmëri të panevojshme, dhimbje në gojë apo pjesët gjenitale, sëmundje seksualisht të transmetueshme, shtatzëni
Largim nga shtëpia


54_57_DONNA_Page_2.jpg


Fëmijët, të cilët janë keqtrajtuar ose ngacmuar seksualisht në një moshë të re, mund të përjetojnë probleme serioze në shëndetin mendor dhe në zhvillimin normal të jetës së tyre seksuale, kur të jenë të rritur. Nëse këto pasoja dhe gjurmë të një eksperience tragjike, nuk trajtohen, atëherë ata do t’i vuajnë gjithë jetën. Vetëvrasja, varësia nga droga, alkoolizmi, anoreksia, bulimia, depresioni, psikozë, varësia nga marrëdhënie të dhunshme, për përfshirje në prostitucion, disfata në punë dhe marrëdhëniet personale janë pasoja normale tek të rriturit që janë abuzuar seksualisht që fëmijë. Psikoterapia është e vlefshme për restaurimin e dëmit psikologjik që kanë pësuar këta individë.
Këshilla për prindër
Që nga momenti që sollët në jetë fëmijën tuaj, e
keni pasur pranë vetes, derisa erdhi koha që fëmija
juaj të shkojë në shkollë. Për sigurinë e tyre, që në
moshën 6 vjeç, fëmijët duhet të mësohen me disa
rregulla tepër të rëndësishme si :
✓Gjithmonë të kërkojnë lejen e prindërve për
të pranuar dhurata, shpërblime, para në dorë apo
për të shkuar në shtëpinë e një shoku. Nëse dikush
është i mirë me qëllim, nuk do të ketë asnjë problem
për të marrë lejen nga prindërit e fëmijës.
✓Asnjëherë të mos marrin ushqim apo ëmbëlsira
nga njerëz që nuk i njohin, pa lejen e prindërve.
✓ Kurrë të mos hyjnë në një makinë që nuk e
njohin, edhe kur personi është i sjellshëm, dhe
kërkon të ndihmojë për t’i çuar në shtëpi apo në
shkollë.
✓ Për të biseduar me dikë që është në një makinë,
nuk është e nevojshme t’i afrohen shumë automjetit,
mund të fl itet edhe nga larg.
✓ Askush nuk mund t’u kërkojë të mbajnë diçka
sekret, në qoftë se ndodh kjo, duhet të tregojnë
patjetër tek prindërit apo mësuesit.
✓ Askush nuk lejohet që të prekë pjesë të mbuluara
nga kostume banje. Trupi është diçka e
veçantë dhe personale.
✓ Gjithmonë mbani një listë me emrat dhe
numrat e telefonave të shokëve të fëmijës suaj dhe
mbani kontakt me familjet e tyre.
✓ Mësojini fëmijës suaj adresat dhe numrat e
telefonit të shtëpisë suaj dhe tregojini atij se si
mund të marrë në telefon policinë, për veprim të
menjëhershëm.
✓ Mos vini kurrë emrin e fëmijës suaj në çantën
e tij apo në rroba. Dikush që do ta thërrasë me
emrin e tij, do t’i duket njeri i njohur.
✓ Tregojini fëmijës suaj ç’mund të bëjë nëse
humbet në një turmë njerëzish: të mos ju kërkojë,
por të shkojë në një dyqan aty pranë, apo pranë
një personi të rendit, për t’a informuar atë dhe të
presë atje.
✓ Kur një fëmijë refuzon ose nuk dëshiron të
shohë dikë, mundoni të kuptoni përse-në.
✓ Kur fëmija juaj kërkon t’ju thotë diçka, të jeni
gjithmonë të gatshëm ta dëgjoni. Vetëm atëherë
do të vijnë për të të treguar nëse diçka ndodh.
✓ Asnjëherë mos shtyni fëmijën tuaj që të përqafojë
të afërm e miq, nëse nuk dëshiron.
Ata duhet të dinë…
1 Mënyra më e mirë për të
mbrojtur fëmijët vetveten,
është një informim sa më i
plotë dhe i saktë lidhur me
trupin dhe funksionet e tij,
informacione për edukatën
seksuale që realizohen me
biseda të hapura prindërfëmijë
dhe mësues-fëmije.
2 Fëmijët duhet të dinë
se “trupat dhe mendjet
e tyre, i përkasin vetëm
atyre, dhe të tjerët
duhet ta respektojnë
këtë”…

albadonna
 
Pe: Ngacmimet seksuale te femijet

Kjo eshte gjeja me perverse qe njeriu mund te beje.Kam degjuar se ne burgjet e amerikes persona te tille,nuk jetojne me shume se 24 hr.Per keta njerez jam totalisht kunder,edhe ekzekutimit te tyre deri ne masen me te rende (sic eshte vdekja).
 
Pe: Ngacmimet seksuale te femijet

Fatkeqesisht egzistojne te tille
 
Titulli: Ngacmimet seksuale te femijet

Ska gje me te poshter se dhunimi dhe ngacmimi seksual i femijeve!Denim sa me te ashper per keta njerez!

P.S. Keshillat ishin shume te mira, ti lexojne dhe ti zbatojne sa me shume prinderit!
 
Back
Top