Amerikanët mund të pëlqejnë mjaft gjëra nga shqiptarët, por kanë preferuar të zgjedhin dhjetë prej tyre. Stafi i ambasadës amerikane ka dhënë një mesazh të veçantë falenderimi për popullin shqiptar, nëpërmjet një video ku shfaqet i gjithë personeli amerikan.
“Të dashur miq, ky është një mesazh i veçantë falenderimi për të gjithë ju, nga personeli i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë”, shkruhet në faqen e ambasadës amerikane në FB.
Me pak humor dhe shumë mirënjohje, ata rendisin 10 gjërat që pëlqejnë më shumë.
1. Na pëlqeu suksesi i Kombëtares shqiptare në Kampionatin Europian të Futbollit dhe tifozët kuq e zi.
2. Më pëlqen të mendoj nëse kjo (tundja e kokës majtas-djathtas) do të thotë ‘po’ apo ‘jo’
3. Raki rushi, raki mani, raki luleshtrydhe, raki kumbulle, raki molle, raki mare,
4. Të ngjitem në shtegjet e mrekullueshme malore dhe të notoj në lumenjtë e rrëmbyeshëm të kanioneve
5. Perimet dhe frutat e freskëta
6. Më pëlqen të paguaj me lekë të vjetra. Apo të reja?
7. Nëse mbijetoni në trafikun shqiptar je gati të konkurosh në Formula 1 dhe të mundesh Lewis Hamilton.
8. Mikpritja e mrekullueshme shqiptare
9. Dy volume: lartë dhe shumë lartë
10. Mjaftoni të dini vetëm një fjalë shqip: Mirë! Mirë? Mirë!
DRITARE NET