Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Nga thëngjillët e mbuluar deri tek hakmarrësit, ja si e shprehin inatin 12 shenjat e HOROSKOPIT

Nga thëngjillët e mbuluar deri tek hakmarrësit, ja si e shprehin inatin 12 shenjat e HOROSKOPIT

Dashi nxehet brenda sekondit, por po aq shpejt i bie inati. Ata rrallë nxisin debate, por sigurohen që gjithmonë t’i përfundojnë këto të fundit. Dinë gjithashtu të falin e të hapin rrugë.

Demi kërkon kohë të nxehet, por kur arrijnë kulmin e nervave, vështirë të qetësohet ! Mungesa e besnikërisë dhe të qenët të padrejtë u ngre nervat demit!

Binjakët janë të paparashikueshëm kur nxehen. Ata ngrenë zërin, ofendojnë dhe shpesh fjalën e fundit e thonë të parën.

Gaforrja është një shenjë agresive-pasive kur është me nerva. Ata e kapërdijnë inatin, por nëse i dilni në shteg, ata nuk do jua kursejnë!

Nëse një luan është me nerva, ju do e merrni vesh shumë shpejt. Nuk janë tipat që e mbajnë brenda mërinë, madje janë aq të ashpër, saqë nuk lënë gjë pa ju thënë. Megjithatë harrojnë shpejt.

Virgjëresha do shumë , po shumëë kohë që të nxehet ! E kur ju t’ja keni bërë borxh, sërish nuk do të merrni asgjë nga Virgjëresha, sepse është aq diplomate saqë të kuptojë për çfarë ia vlen të mërzitesh e për çfarë jo,

Peshorja është me moton ‘Paqe në botë’ ! I urrejnë përplasjet dhe kur arrijnë në atë pika, sa ata të ‘shpërthejnë’ thonë atë ç’kanë për të thënë qetë qetë e largohen.

Inatin akrepave mund t’ia lexosh në sy. Ata nuk marrin flakë si shkrepse, por janë me idenë se hakmarrja është një ‘pjatë’ që shërbehet e ftohtë. Kini kujdes nga ta.

Shigjetarët shquhen për qetësinë e tyre, ndaj rrallë bëhen me nerva. Kur kjo ndodh, ata janë shumë sarkastikë.

Bricjapi ka tendencën t’i ‘mbysë’ emocionet dhe të ‘hanë inat me veten’! Nuk e humbin toruan, por gjithsesi i kalojnë lehtë situatat dhe nuk mbajnë inat.

Ujori urren të përfshihet në zënka dhe thjesht i injoron njerëzit që e mërzisin. Janë të zgjuar sepse përpiqen t’i zgjidhin gjërat, atëherë kur janë më të qetë e të ftohtë.

Nëse një ‘peshk’ po kalon një ditë të keqe, nuk do i kursejë zënkat. Ata shpërthejnë, dalin nga vetja dhe askush nuk mund ta besojnë që PESHQIT janë kaq nevrikë. Por nëse janë të qetë, ata mundohen ta sheshojnë situatën.

© SYRI.net
 
Me ket demin e paske shenjestru fiks
 
Ujori urren të përfshihet në zënka dhe thjesht i injoron njerëzit që e mërzisin. Janë të zgjuar sepse përpiqen t’i zgjidhin gjërat, atëherë kur janë më të qetë e të ftohtë.


Disssss inatcoret :P
 
  • Haha
Reactions: Ivy
Binjakët janë të paparashikueshëm kur nxehen. Ata ngrenë zërin, ofendojnë dhe shpesh fjalën e fundit e thonë të parents.. ja ka fut kot
 
Hahahhaa i ka rene pikes...zakonisht Peshqit nese jane duke kaluar dite te keqe mos ju dil perpara me mire hahaha
 
Jane bere si "arixheskat" horoskopi,kapi s'kapi..mua nuk ma paska qellu!
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back