Aren
Anëtar i Respektuar
Kjo është historia e një kamikazeje e cila u rrit si një e krishterë ortodokse nga nëna e saj dhe vdiq si një monstër pasi duke hedhur veten në erë, vrau shtatë persona përfshi edhe një fëmijë.
Aminat Kurbanova dukej e lumtur ditën që u martua, 9 vjet më parë. Ajo u rrit në Makhachkala në Dagestan, ku ishte një nxënëse dhe studente e shkëlqyer në kolegjin e dramës, ku u njoh me të shoqin e ardhshëm, Marat Kurbanov me të cilin u dashurua dhe u martua. Megjithatë në vitin 2006, ndërsa kishte edhe një fëmijë, ajo u njoh me fenë myslimane përmes vëllait të Maratit, Rustamit. Një vit më vonë ajo u konvertua dhe iu përkushtua fesë duke lënë edhe aktrimin si në profesion antiislam.
Lumturia e saj përfundoi teksa i shoqi u vra 12 muaj më vonë kur policia hapi zjarr mbi një makinë që nuk ndaloi në një postbllok. Më pas u zhduk edhe kunati i saj ndërsa ajo ishte shprehur se në zemrën e saj urrejtja i kishte zënë vendin dashurisë dhe kërkonte të merrte hakun e të shoqit. Ajo u martua me shoqëruesin e saj në dasmë, Timur Kurbamagomedov, por kjo nuk zgjati shumë pasi ai e torturonte. Ndërkohë ajo nisi të bëhej edhe më fetare dhe autoritetet e vunë në mbikëqyrje dhe madje i bastisën shtëpinë.
Tre muaj më parë, pasi i dha puthjen e lamtumirës vajzës Kurbanova u fut në shtëpinë e klerikut mysliman Said Arsayev, 74 vjeç, i cili dyshohej se bashkëpunonte me autoritet dhe hodhi veten në erë duke vrarë klerikun dhe shtatë persona, përfshi një vogëlush 12 vjeçar.
\Shekulli Online\E.Sh\