Nga liqeni i Ohrit u nxorën 7 tonelata mjete shpërthyese

Kresha

A pretty face can never trick me
Në vend të 600 copave të parapara, nga ujërat e liqenit të Ohrit gjatë 20 ditëve të shkuara u nxorën më shumë se 3.500 mjete të pashpërthyera ushtarake, që gjithsej kapin peshën prej rreth 7 tonelata. Datojnë nga dy luftërat botërore.

40 % e mjeteve të nxjerra janë granata minahedhëse, ndërsa do të shkatërrohen të dielën në poligonin ushtarak Krivollak. Gjatë periudhës së ardhshme do të ndërmerren aksione të ngjashme në thellësira më të mëdha. Për këtë nevojiten detektorë special nënujor dhe më shumë të holla.

Piroteknikët thonë se aksioni ka qenë i suksesshëm. ‘Nuk ka më rrezik. ثshtë shumë rëndë. Kjo është hera e parë në Maqedoni të kryhet ky lloj i punës. ثshtë rëndë të punohet në tokë, e akoma më rëndë nën ujë’, deklaroi Ljupço Zajkov, piroteknik.

‘Ne punonim në një thellësi prej gjysmë deri pesë metra, por kishte mjete shpërthyese nga lufta e parë botërore që ndodheshin në fund. Disa ishin ne vetë sipërfaqen. Deri tani nuk ka pasur incident, por askush nuk mund të parasheh, sepse në ato vende lahen edhe fëmijë dhe ka njerëz të cilët nuk dinë se ekzistojnë këto gjëra‘, theksoi Millutin Sekullovski, udhëheqës i ekipit të palombarëve.

Një pjesë e mjeteve të nxjerra shpërthyese, në pajtim me Ligjin për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, do të konservohen dhe eksponohen në Entin dhe Muzeun e Ohrit. Muajin e ardhshëm do të ndërmerret aksion për nxjerrjen e armëve të vjetra edhe në pjesën e lagjes së Ohrit, Saraishte. /alsat-m/
 
Back
Top