Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Nga ditari i një luftëtari

NGA DITARI I NJث LUFTثTARI

Natën e parë mbrrimë në Brigadën 138 "Agim Ramadani". Ishim pakëz të lodhur për arsye se kishim bërë disa kilometra këmbë, duke ecur deri në cakun tonë. Vetë isha i rraskapitur sepse ishte hera parë që po ecja në malet e Shqipërisë, që ishin aq të larta e të thepisura. Natën e parë na ndanë në disa dhoma. Na takoi të flejmë në dhomën e "Batalionit Diverzant e Vëzhgues" apo, si e quanin ata, "B.D.V. DELTA". Në atë dhomë shporeti me dru ishte i ndezur dhe nxente shumë...

Kur u zgjuam të nesërmën, ata të BDV-së kishin dalë për të vrapuar dhe pastaj për të ushtruar tërë ditën. Ne kishim pushim si ushtarë të rinj, të sapoardhur. Këtë e mirëpritëm duke fjetur tërë ditën. Pas ushtrimeve që i kishin kryer ushtarët e BDV-së, ata erdhën tek ne, dhe filluam të njoftohemi. Në atë dhomë z. Kasim Uka ishte më i moshuari. Gati të gjithë ushtarët në këtë dhomën ishin të rinj, 17 deri 27 vjeçarë. Një rast që më preku pamasë qe, kur z.Kasim filloi të më çmonte si ushtarë të "moshuar", kështu që ai më liroi nga disa punë të mirëmbjajtjes së dhomës. z. Kasimi e mirrte përgjegjësinë për të gjithat punët që duheshin kryer në dhomë, por nuk ishin kryer gjatë kujdestarisë sime. Edhepse ai ishte në atë dhomë më i moshuar se unë!

Me këtë ai shprehte respektin e tij të pafund ndaj atyre që kishin ardhur nga Perëndimi për të luftuar për Kosovën... Pas një kohe, unë u caktova në njësitin kundërajror "Shqiponjat". Por, kjo dhomë e "Shqiponjave" ishte përplot me ushtarë të tjerë, kështu që u vendos të qëndroj aty ku ishim deri më tani, pra në BDV-ë. E, si ushtar i BDV-së z.Kasim ishte më i dalluari. Dhe për atë njeri të gjithë kishin respekt të madh... Para se të thehej kufiri, kishim për detyrë të bartnim armatim, natën, prej bazës së dytë ku ishim dhe ta dërgojmë afër kufirit shqiptaro-shqiptar, ku e kishim bërë një llojë "bunkeri" me dru, që shiu të mos e lag armatimin. Këtë punë e kryenin ata që ishin më të shlodhur. Gati tërë kohën si vullnetarë e kam parë të ndjerin z.Kasim, edhe pse ishte më i vjetëri se unë e të tjerët.

Tre-katër ditë para së të thehet kufiri shqiptaro-shqiptar, më thirrën në Kukës, t’i ndreq disa kompjuterë, pasi që kisha dijeni për kompjuterë... Atë ditë kur u thye kufiri i mallkuar, dëgjova në Radio-Kukës që kishin vdekur disa ushtarë të Ushtrisë اlirimtare të Kosovës. U mërzita pa masë. Nuk e mirrja me mend fare se njëri nga këta mund të ishte edhe i ndjeri z. Kasim. Kur të nesërmën erdhi z. Nasim Haradinaj dhe më tregoi se kush kishte vdekur gjatë thyerjes së kufirit, gati sa s’më ra pika në zemër! Kishte rënë heroikisht shoku, vëllau, e trimi i UاK-së, z.Kasim Uka. Atë e kishte rrokur plumbi i armikut serb mu në ballë dhe kishte mbetur i vdekur në vend. Të nesërmën u nisa me disa ushtarë që kishin ardhur nga Perëndimi (ata ushtarë janë në këtë foto si më poshtme) dhe shkuam për në Koshare, buzë kufirit, pra në bazën e UاK-së.

Revista Drita
 
me te vertet jeni e pakrahasuar nuk po e them kot por jeni nje gjeni
 
Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back