Nga buron mendimi? Ku ndryshon me instinktin?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
BLG_ThoughtProcess_reg20120816-17262-6wan55.jpg


Kush është burimi i mendimit?

Në terma përbërjet, burimi i mendimit tonë është ajo që mblidhet nga perceptimi jonë i shqisave. Në terma substance, një mendim është thjeshtë një jehonë – ti mund t’i japësh çdo formë. Kur jehona bëhet e vazhdueshme, ajo kap momentin dhe hyn në vetëdijen tënde. Nëpërmjet meditimit, mund të ulet jehona deri në heshtje. Ajo jehonë që ne njerëzit përjetojmë si mendim i tanishëm, në një shkallë më të ulët evolucioni është instinkti. Instinkti nuk është e njëjta gjë me mendimim, sepse në instinkt ka shumë më shumë qartësi se në mendim.

Mund të themi që instinkti është një formë më e ulët e mendimit, ose mendimi është një formë më e lartë e instinktit.

Një mendim mund të jetë ose kështu, ose ashtu, pra mund të jetë edhe kontradiktor. Instinkti është i qartë dhe i prerë. Kafshët që janë më poshtë në shkallën e evolucionit, duken sikur janë më të sigurt për jetën e tyre se sa qëniet njerëzore, sepse jehona e tyre është në nivelin e instinktit. Instinkti është për mbijetesë-më së shumti për mbijetesë fizike. Nëse vëzhgon një krimb, për shembull, ai duket shumë më i sigurt se ku do të shkojë, sepse ai ndjek instinktin.

Instinkti ka një arritje minimale, ai është vetëm për atë që është përrreth. Por mendimi nuk është e thënë të jetë rreth asaj që ke përreth- ai mund të jetë për çdo gjë. Kjo është arsyeja pse mendojmë kaq shumë budallallëqe, që nuk kanë lidhje me ne. Mund të mendojmë rreth çdo lloj gjëje: ferri, parajsa, 1 milion vite më përpara ose 1 milion vite në të ardhmen – mendimi mund të shkojë gjithandej.

Pasi instinkti evuloj në mendim dhe pasi mendimi u bë i tepërt, problemet filluan, sepse mendimet ndodhin pa dashje, ato veprojnë nga përshtypjet tona që janë mbledhur nga shqisat. Mendimi është bërë problem për njerëzit, sepse ato nuk janë të vetëdijshëm që është thjeshtë një jehonë. Këto jehona mund të marrin çdo lloj forme, por edhe ti mund ti përjetosh ato pa i dhënë formë. Kjo me fjalë të tjera do të thotë, një mendimi mos i ngjit historinë prapa, historinë ku je ti protagonisti, që të krijon emocione, të cilat duket reale. Mendimi është thjeshtë imagjinatë. Mendimi nuk mund të jetë për të tashmen. Më thuaj pak, a po e mendon tani, se si po kupton çdo shkronjë që po lexon, ose se si arrin të lexosh në plan të parë? Jo. Pse jo? Sepse kjo gjë ndodh automatikisht. Mendimi i përket ose të ardhmes ose të shkuarës.

Frika është një lloj mendimi i të shkuarës ose të ardhmes, të cilit ti i ke ngjitur veten si personazh dhe duke bërë këtë, ti ke një emocion tani. Për të tashmen nuk mund të kesh frikë, sepse ti tani je shumë MIRث. Megjithëse fizikisht nuk po të ndodh gjë, kur je në frikë apo ankth, ti po e gënjen trupin tënd në lidhje me momentin aktual. Për shembull: Një anije po mbytet. ثshtë tamam si një film që po projektohet jo më në ekranin e kinemasë, por në ekranin e mendje tënde.Megjithse para tejet nuk po mbytet një anije, nëse e mendon këtë gjë, pamja që sytë e tu kapin, nuk ka lidhje me botën e jashtme. Ti po sheh një anije që po mbytet. Po dëgjon zhurmën e saj, megjithse mund të jesh në shtrat, ose para kompjuterit, ose i ulur diku. Kjo është mënyra se si ti po e gënjen trupin dhe shqisat tuaja.

Mos më keqkuptoni, mendimi nuk është gjë e keqe, por fakti që vazhdon gjatë gjithë kohës, edhe pa dëshirën tonë, është fakti që shkakton probleme. Por tani e tutje, mbani mend se mendimi është imagjinatë, dhe nëse jeni njerëz që mendoni shumë dhe nuk dini të ndaleni, vini re që jeni ju krijuesit e imagjinatës tuaj, dhe nëse akoma vazhdoni të mendoni gjëra të këqija ose që ju shqetësojnë, kujtoni faktin që jeni në gjendje të prodhoni edhe filma të bukur ose komedi, mos prodhoni vetëm filma horror, shijojeni pak një komedi, pa paguar lekë të shkoni në kinema.

b:bletapertace.
 
Pe: Nga buron mendimi? Ku ndryshon me instinktin?

Instikti mendim?
Instikti është urdhër, instruksion që natyra na dha për të ekzistuar,
program i caktuar, i pandryshueshëm. Ke për t'i pasur derisa të vdesësh.
Ne udhëhiqemi nga këto të dyja: instinkti dhe arësyeja. Zakonisht instinkti
kurr nuk të len në baltë, sa herë ti nuk din, të tregon rrugën instikti.
Kur gjindesh balle për balllë me ndonjë tigër apo gjarpër, nëse s'ke mendime,
atëherë vepron sipas instiktit. Gjërat që duhet t'i bësh, ndodhin automatikisht,
pa menduar fare.


Instinkti nuk është mendim, mirëpo ajo zbutet, futet në cache
nëse mbledhim njohuri më shumë për diçka të caktuar. Kur njohuritë mungojnë,
ato na udhëheqin. Zëvendësojnë njëra tjetrën. Shumë thjesht.

Kemi frikë nga errësira: derisa nuk e njohim, gadi se na bjen të fikët
nga frikن, por kur mësojmë se çka është dhe se asgjë s'na gjen nga ajo
frika zhduket.

Ndërsa, në anën tjetër kur mendoj, unë jam!
Duke menduar, ekzistoj. E dij se jam unë.
Si do të ishte, s'ikur mos të ishte mendimi???
Pasi që ajo ndodh padashje, a nuk është edhe jo instinkt?

Unë për vete, kur kam lindur nuk kam ekzistuar akoma.
Vetëm atëhrë kur kam filluar të mendoj, ekzistenca ime ka filluarë.
 
Titulli: Nga buron mendimi? Ku ndryshon me instinktin?

Pjese e shkeputur nga libri kjo por spo i kujtoj nga kush . Kafsha jeton me instikt por fakti qe nuk mendon e ka bere te jet e kufizuar dhe te mos zhvillohet dhe te mos mund ta zhvilloj ambientin ku jeton ,,,do ishte mire qe edhe njerezit te ishin zbatues dhe ndjekes te instiktit dhe te ishin ende ne epoken e Neandertalit ?! Mendimi eshte ai qe zhvillon , pa te nuk do mund ta kishte lexuar botuesja kete shkrimin si dicka e cila mund te rishkruhej dhe pa te nuk do ta kishte ribotuar edhe vet dhe as Nevertiti nuk do e kishte servirur ketu per neve nese nuk do e kishte menduar si dicka te kendshme per tu lexuar . Më shum mendim ,asnjeher nuk besoj se na ben keq ,thjesht zhvillon, qoft kjo edhe kur mendon gjera te keqija sepse ne fund arrin tu japesh nje zgjidhje vetem duke i menduar .
 
Pe: Titulli: Nga buron mendimi? Ku ndryshon me instinktin?

Pjese e shkeputur nga libri kjo por spo i kujtoj nga kush . Kafsha jeton me instikt por fakti qe nuk mendon e ka bere te jet e kufizuar dhe te mos zhvillohet dhe te mos mund ta zhvilloj ambientin ku jeton ,,,do ishte mire qe edhe njerezit te ishin zbatues dhe ndjekes te instiktit dhe te ishin ende ne epoken e Neandertalit ?! Mendimi eshte ai qe zhvillon , pa te nuk do mund ta kishte lexuar botuesja kete shkrimin si dicka e cila mund te rishkruhej dhe pa te nuk do ta kishte ribotuar edhe vet dhe as Nevertiti nuk do e kishte servirur ketu per neve nese nuk do e kishte menduar si dicka te kendshme per tu lexuar . Më shum mendim ,asnjeher nuk besoj se na ben keq ,thjesht zhvillon, qoft kjo edhe kur mendon gjera te keqija sepse ne fund arrin tu japesh nje zgjidhje vetem duke i menduar .

Je i sigurtë që nuk mendon?
Ke dëgjuarë se edhe shtazët mësojne?

E nëse mëson, dmth ka aftesi ta përpunojë
informacionin.

Më shumë kisha thënë se dallimi qëndron
programin që posedojmë.

Majmuni dhe njeriu gjenetikisht janë pothuajse 95 %të ngjashëm,
por prap majmuni nuk i afrohet njeriut.

Ja një shembull se si pula mëson:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



Ke edhe shumë video të tjera....
 
Back
Top