Arfenilla
Themelues i Forumit
Sipas ligjit që është dekretuar në fund të vitit, kategoritë e lejeve të drejtimit do të jenë të ndryshme nga ato aktualet. Deri tani, kategoritë e patentave janë: A, B, C, D, BE, CE, DE.
Në lejet e reja të drejtimit do të jenë të shënuara kategoritë, duke filluar nga AM, ku përfshihen ciklomotorët dhe mjetet me katër rrota të lehta, A1, A2, A, B1, B, BE, C1, CIE, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.
Qytetarët që regjistrohen në autoshkolla për të bërë kursin për marrje patente do të jenë të parët që do të pajisen me këto kartona, ndërsa ende nuk është përcaktuar se si do të veprohet me ata, që aktualisht e kanë kartonin dhe janë brenda afatit të skadencës.
Opsionet, në fakt, janë dy: qytetarët mund të mbajnë kartonët aktualë deri kur të vijë koha e rinovimit, ose mund të imponohet ndryshimi i tyre kundrejt një tarife të caktuar ose pa pagesë. Kjo do të përcaktohet në Udhëzimet apo akte të tjera nënligjore, që do të nxjerrë ministri i Transporteve.
B bota sot