"New York Times": SHBA kërkon vend azili për Gaddafin

Love

βeℓℓe â๓e
Sipas një shkrimi të gazetës "New York Times" SHBA-ja po kërkon intensivisht për një vend azili për pushtetmbajtësin libian Muammar al Gaddafi, pavarësisht refuzimit të tij, që të largohet nga vendi i vet. Së bashku me aleatët ka sondime të nisura me maturi, thuhet në versionin online të gazetës. Sipas saj, po kërkohet një vend pranues, i cili nuk është angazhuar duke nënshkruar njohjen e Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë. Me një zgjidhje të tillë pa humbje fytyre dhe pa rrezikun e një procesi për Gaddafin SHBA-ja shpreson t'ia ëmbëlsojë largimin diktatorit, shkruan "New York Times". Në Libi luftimet vazhduan me të njëjtin intensitet. Rebelët u përpoqën sërish të merrnin qytetin e naftës Brega./Deutsche Welle/
 
Back
Top