Gazetari i të përditshmes amerikane New York Times, Adam Graham, ka udhëtuar nëpër vendet e Ballkanit, dhe e ka vizituar edhe Kosovën, transmeton Klan Kosova.
Ai ka shkruar se Kosova ndonëse vend me shumicë myslimane, e pëlqen shumë birrën dhe të rinjtë e konsumojnë mjaft shumë.
“Gjatë vikendeve, në pijetoren e stilit irlandez, Miqtë, mund t’i shihni kosovarët duke vallëzuar me këngët e viteve të 80’ta të “Smiths” dhe “New Order”.
“Kosova, ky vend ballkanik me shumicë myslimane, për kohë të gjatë ka kaluar nëpër luftëra, që nga koha e paraardhësve të tyre Ilirëve, të antikitetit”.
“Por në vend se të zhyten në të kaluarën tragjike, gjenerata e re e Prishtinës duket se është e drejtuar në të ardhmen”.
“Ata po ashtu pinë birrë. Ndonëse feja e tyre islame e ndalon konsumimin e alkoolit, kultura e të pirit birrë, vetëm sa po rritet”.
“Konsumimi i birrës është në kundërshtim me traditën myslimane”, ka thënë Bekim Shala, menaxheri i Birra Prishtina, birrari kjo e hapur rishtas.
“Por ne jemi shoqëri sekulare, dhe alkooli gjithmonë është konsumuar këtu”.
“Ndonëse thuhet se Prishtina është vendi me machiatot më të mira në botë, është birra ajo që mua më ka impresionuar më se shumti”.
“Se kosovarëve u pëlqen birra, e dëshmon edhe festivali i birrës. ‘Prishtina Beerfest’ tradicionalisht po mbahet tash e 4 vjet dhe fama e saj vetëm po rritet”.
“Muajin e kaluar, eventi tre ditor, ka tërhequr 40,000 vizitorë, për dallim nga viti i kaluar që kishte 25,000. 15 brende të birrave nga Ballkani ishin prezantuar në kioskat e festivalit, ndërsa 4 ishin nga Kosova”.
zeri.info