New York Times: Greqia do të dalë nga eurozona

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
bankieri.jpg



Në një artikull të saj, gazeta e njohur amerikane New York Times shkruan sot se “në një të shtunë të zezë kryeministri grek do të njoftojë se Greqia del nga Eurozona dhe i rikthehet monedhës dhrahmi”.
Në këtë mënyrë fillon, sipas gazetës amerikane, historia e kthimit të Greqisë në dhrahmi, që do të thotë realizimi i një seri ngjarjesh të pakëndshme në këtë vend, siç është marrja e pushtetit nga ushtria, pas një grushti shteti.
Gazeta përshkruan se e Hëna pasuese, do të gdhihet me depozitues të indinjuar do të zenë radhë nëpër bankat për të marrë mbrapsht paratë e tyre nga llogaritë bankare.
Vlera dhrahmisë do të jetë 60% më e ulët kundrejt euros dhe çmimet do të rriten.
Linjat e financimit në Greqi do të “ngrijnë”, tregjet ndërkombëtare nuk do të pranojnë të japin hua, dhe kryeministri do të shpallë falimentimin.
Për pasojë vendi do të zhytet në kaos dhe në këto kushte, pushtetin do ta marrë në dorë ushtria.
Artikulli i gazetës amerikane mund të mos jetë profetik, por gjendja finaciare e Eurozonës është e vështirë, ajo e Greqisë edhe më e vështirë, ndaj shqetësim i madh ekziston.
lajmifundit
 
Pe: New York Times: Greqia do të dalë nga eurozona

اeshtja eshte: A mundet Greqia te dale nga Eurozona? A do e lejojne anetaret e Bashkimit Evriopian kte daljen e Greqise? Sipas Traktatit te Lisbones duhet te votojne 72% e anetareve pro ne menyre qe te lejohet terheqja e Greqise nga eurozona nqfse merret rruga me e rrepte. Gjithsesi, s'eshte edhe aq e qarte kjo ceshtje tek traktati; mund te merret edhe rruga me elastike ku te lejohet dalja e Greqise.
Rezultati i daljes? KAOS; jam dakort me ate qe eshte shkruajtur siper. I bie zhvleresim i dhramise, ulje rrogash, emigrim i shtetasve Grek ne vende te tjera edhe ec e ta marri veten Greqia pastaj. Gjithashtu ky vendim mund te nxisi edhe vendet e tjera qe jane afersisht ne te njejtin pozicion me Greqine per te dalur nga Eurozona (Italia, Spanja etj) qe i bie shkaterrim i Eurozones.
 
Back
Top