Nevoja per te besuar dhe besimi te allahu

1. NEVOJA PER TE BESUAR DHE BESIMI TE ALLAHU
Njeriu është një qenie e përbërë prej shpirtit dhe trupit. Ashtu siç ka nevojë trupi për ushqime si ato
që hahen e pihen, edhe shpirti ka nevojë për disa ushqime të përshtatshme për të. Ushqimi më i
rëndësishëm për shpirtin tonë është besimi i shëndoshë.
Njeriu gjithmonë ndien nevojë për t’i besuar një qenieje të lartë më të fuqishme se veten. Kjo
shfaqet sheshit më shumë në çastet kur njeriu ndodhet në gjendje të pashpresë. Atëherë ai ndien
nevojën për t’u mbështetur te ajo qenie e lartë dhe pret ndihmë prej saj. Qenia e lartë që njeriu ndien
nevojë për ta besuar, që e adhuron dhe prej të cilës pret ndihmë, është Allahu.
Njeriu është krijuar në atë mënyrë që të mundet ta kuptojë se Allahu ekziston dhe është një. Në
saje të arsyes së dhënë në krijim, njeriu e ka pranuar ekzistencën e Allahut dhe e ka besuar atë.
a. Allahu ekziston
Njeriu, duke vështruar gjithësinë dhe të gjitha qeniet e gjalla e jo të gjalla që ndodhen në
gjithësi, e kupton se Allahu ekziston dhe se është një.
Njeriu mund ta kuptojë ekzistencën e Allahut edhe duke bërë një sërë shqyrtimesh edhe në
botën e tij të brendshme, edhe në botën jashtë tij. Për shembull, duke vështruar rregullsinë në organet
e veta, përsosmërinë e funksionimit të tyre, njeriu e kupton se kjo përsosmëri nuk mund të arrihet me
fuqinë e qenieve të krijuara. Veçanërisht, duke vështruar rregullsinë në natyrë, njeriu e kupton se
malet dhe detet, stinët, ditët dhe netët, dielli dhe hëna nuk mund të lëvizin në mënyrë të harmonishme
vetvetiu. Njeriu i arsyeshëm e kupton se prania e ujit në përbërjen e gjallesave, se vënia në lëvizje e
reve nga era dhe se e gjithë kjo rregullsi si, bie fjala, ringjallja e tokës së vdekur pas rënies së shiut
nuk mund të ekzistojnë, të kryhen vetvetiu dhe, si përfundim i kësaj, arrin në pranimin e ekzistencës
dhe njësisë së Allahut!
Në Kur’an, Allahu, ekzistencën dhe njësinë e vetes ua parashtron kështu atyre që kanë arsye:
“Thuaj: “Allahu është një. Ai nuk ua ka nevojën të tjerëve, por të tjerët ia kanë nevojën
Atij. As ka lindur e as është lindur. Dhe asgjë s’është e njëjtë me të!”
1
(Kur’ani, Ihlas: 1-4)
Me që Zoti e di se robtë, krijesat e Tij do të mendojnë se mund të ketë më shumë se një krijues, na
e tërheq vëmendjen në këtë çështje dhe na sqaron kështu:
“Po qe se në tokë e në qiell do të kishte zota të tjerë veç Allahut, toka e qielli do të
shkatërroheshin...” (Kur’ani, Enbija: 22)
Edhe ne e besojmë ekzistencën e Allahut ashtu siç është bërë e ditur në Kur’an, i zbatojmë urdhrat
e Tij dhe ruhemi prej gjërave të ndaluara prej Tij!
b. Atributet e Allahut
Për ta njohur edhe më mirë Atë, Zoti ynë i madh bën fjalë në Kur’an për atributet e veta. Për t’i
besuar Allahut ashtu siç duhet, duhet t’i njohim edhe atributet e Tij.
Me që nuk mundemi ta njohim dhe ta mendojmë individualitetin dhe cilësinë e Allahut, e njohim
atë me anë të emrave dhe atributeve dhe ashtu e besojmë. Lidhur me këtë çështje, në Kur’an
urdhërohet:

1
Interpretimet e fragmenteve të cituara nga Kur’ani janë të komisionit hartues. (Shën. i përkthyesit) 8
“Sytë nuk mund ta shohin Atë, por Ai i sheh sytë. Ai i njeh mirë sendet dhe ka dijeni për
gjithçka!” (Kur’ani, En’am: 103)
Edhe Profeti ynë ka folur për këtë. Ai ka thënë: “Mendoni për krijesat e Allahut, por mos
mendoni për personin e Allahut. Pa dyshim, ju s’keni aspak fuqi për këtë!” (Buhariu)
Atributet e Allahut mund t’i shqyrtojmë në dy grupe:
I. Atributet individuale (dhatي)
II. Atributet qenësore (thubutي)
I. Atributet individuale
Këto janë atribute të posaçme vetëm për individualitetin e Zotit dhe nuk ndodhen te asnjë qenie e
krijuar. Atributet individuale të Zotit janë gjashtë:
a. Ekzistencë (vuxhud). Zoti ekziston, është i gjallë. Lidhur me këtë, në Kur’an thuhet: “... Ai
është i gjallë ... “
2

b. Paraqenie (kidem). Zoti është i paraqenë, ekzistenca e Tij nuk ka fillim. Për ekzistencën e
Zotit nuk mund të mendohet një fillim. Sado të kthehemi pas në kohë, nuk mund të mendohet një pikë
kohore kur Zoti të mos ketë ekzistuar. Në Kur’an kjo e vërtetë përcaktohet kështu: “Ai është i parë
(ekziston para çdo gjëje tjetër)...”
c. Pasqenie (bekل). Zoti është, gjithashtu, i pasqenë, i përhershëm. Ekzistenca e Tij nuk ka
fund. Ashtu si ekzistenca e Tij nuk ka fillim, nuk ka as fund.
Në Kur’an thuhet: “اdo gjë që ndodhet mbi tokë, është e përkohshme, kalimtare, e
asgjësueshme. Vetëm ekzistenca e Zotit tënd të lartë e bujar është e përhershme!” (Kur’ani,
Rahman: 26 -27)
ç. Njësi (vahdanijet). Zoti është një i vetëm. Nuk ka krijues tjetër veç Zotit. Po të kishte, kjo
rregullsi madhështore që shohim në gjithësi, nuk do të ishte. Do të shfaqej papërputhshmëria e
gjërave dhe parregullsia. Të vërtetën se Zoti është një i vetëm e mësojmë nga libri ynë, Kur’ani, dhe e
kuptojmë nga rregullsia në gjithësi. Kështu, në Kur’an urdhërohet: “Thuaj: “Allahu është një. Ai nuk
ka nevojë për asgjë. As ka lindur, as është lindur. Asgjë nuk është e njëvlershme me Të!”
(Kur’ani, Ihlas: 1-4)
d. Kundërqenie ndaj krijesave (muhalefetun li’l-havadith). Qenia e Zotit, në tërësinë e vet,
është krejt e kundërta e qenieve të paskrijuara, domethënë të krijuara në një pikë kohore të caktuar e
që kanë për t’u asgjësuar në një pikë kohore të caktuar. Zoti është i ndryshëm prej qenieve të krijuara.
Në Kur’an thuhet: “Nuk ka gjë që t’i përngjasë Atij. Ai dëgjon dhe sheh!” (Kur’ani, Shْrل: 11)
e. Qenie në vetvete (kijam binefsihi). Qenia, ekzistenca e Zotit është nga vetvetja dhe në
vetvete. Prandaj është i përplotësuar, kështu që nuk ia ka nevojën asnjë qenieje.
Në Kur’an thuhet: “Allahu është i tillë që nuk ka krijues tjetër veç Tij, është i gjallë,
mbikqyrës i përhershëm mbi krijesat e Tij dhe që nuk ka nevojë për asgjë!” (Kur’ani, Al-i Imran: 2)
II. Atributet qenësore
Këto atribute që ndryshe quhen edhe pozitive, ndodhen në mënyrë të kufizuar edhe te krijesat. Ato
ndodhen edhe te njeriu. Megjithatë, ato nuk mund të përqasen me të njëjtat atribute të Zotit, sepse

2
Në Kur’an është fjala “hajj”, “i gjallë”, “me jetë”. 9
atributet e Zotit janë të pakufizuara, kurse të njeriut, të kufizuara. Atributet qenësore mund t’i
përmbledhim kështu:
a. Jetë (hajat). Zoti është i gjallë. Ky atribut ekziston pa fillim e pa fund te Zoti. Në Kur’an bëhet
e ditur se Allahu është i gjallë: “...që i beson dhe mbështetet te Allahu i pavdekshëm dhe
gjithmonë i gjallë... “.
b. Dituri (ilm). Zoti di gjithçka. Dituria e Zotit është e pakufishme dhe e pafundme. Me diturinë e
Tij, Zoti njeh gjendjen e të gjitha qenieve. Zoti njeh të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen. Ai njeh të
fshehtën si dhe atë që është dhe duket sheshit.
Në Kur’an thuhet: “...Ai di gjithçka që ndodhet në tokë e në det. Jashtë dijes
së Tij asnjë gjeth nuk bie...” (Kur’ani, En’am: 59)
c. Vullnet (irade). Zoti dëshiron dhe çdo gjë që dëshiron Ai, bëhet në çast. Ai
thotë vetëm “Bëhu!” dhe bëhet. Gjithashtu, gjëja që
s’dëshiron Zoti, s’bëhet. اdo gjë ndodh dhe përfshihet në vullnetin e Tij.
Në Kur’an thuhet: “Kur Ne dëshirojmë diçka, vetëm themi “Bëhu!” dhe ajo
menjëherë bëhet!” (Kur’ani, Nahl: 40)
ç. Fuqi (kudret). Zoti ka fuqi për çdo gjë. Ai është i fuqishëm. Ai s’ka nevojë për
mbështetjen e dikujt apo diçkaje tjetër.
Zoti ka fuqi të pafundme. Në Kur’an thuhet: “... Pa dyshim, Allahu ka mundësi
për të bërë çdo gjë, ka fuqi për çdo gjë!” (Kur’ani, Bakara: 20)
d. Dëgjim (semي). Zoti dëgjon. Fuqia e Zotit për të dëgjuar është e pakufizuar.
Ai dëgjon dhe kupton për çdo çast dhe në tërë gjithësinë se ç’thonë krijesat e Tij. Për
të dëgjuar, Zoti s’ka nevojë për ndonjë organ.
Në Kur’an thuhet: “... Dijeni se Allahu dëgjon dhe di!” (Kur’ani, Bakara: 244)
e. Shikim (basar). Zoti sheh. Edhe shikimi i Zotit është i pakufizuar. Ai sheh atë
që është larg, afër, i fshehur e i dukshëm.
Në Kur’an thuhet: “... Allahu sheh saktë ato që bëni!” (Kur’ani, Enfal: 72)
f. Fjalë (kelam). Zoti flet. Për të folur, Zoti s’ka nevojë për mjete të tilla si gjuha,
tingulli, zëri, etj.
Allahu i Lartë, me disa prej profetëve ka folur. Ai ka folur me profetin
Muhammed (a.s.) natën e miraxhit, me profetin Musa (Moisi), në malin Sina. Lidhur
me këtë, në Kur’an thuhet: “... Allahu vërtet foli me Musanë!” (Kur’ani, Nisa: 164)
g. Krijim (tekvin). Zoti krijon. Ai krijon diçka nga hiçi. Me dijen dhe fuqinë e tij të
pafundme Zoti ka krijuar gjithësinë dhe të gjitha qeniet që ndodhen në gjithësi. Për të
krijuar, Atij s’i nevojitet asgjë. Akte të tilla si krijimi, plotësimi i nevojave të krijesave, 10
vdekja, ngjallja (ringjallja), falja, dhënia e dhuntive kryhen si rrjedhojë e
domosdoshme e atributit “krijim” të Zotit.
Lidhur me këtë atribut, në Kur’an thuhet: “Allahu i krijon krijesat së pari,
pastaj, pas vdekjes, i ringjall. Më në fund, te Ai do të ktheheni!” (Kur’ani, Rum: 11)
2. DASHURIA PER ALLAHUN
Eshtë e pamundur të numërohen dhuntitë që Allahu i Lartë na ka dhënë. Ai ka
krijuar për ne botën ku jetojmë, qiellin, tokën. Na ka dhënë ajrin, që të mund të
jetojmë, ujin, që të përfitojmë prej të mirave të tij. Si përgjigje ndaj këtyre dhuntive,
Allahu i Lartë kërkon prej nesh vetëm ta duam, ta besojmë dhe ta adhurojmë.
Dashuria për Allahun është rrjedhojë e domosdoshme e besimit te Ai. Njeriu që
e beson Allahun, duhet ta dojë Krijuesin e Lartë që i ka dhënë dhunti të pafundme.
Profeti (a.s.) është lutur: “Allahu im! Mundësoma të të dua Ty, atë që të do Ty si
dhe atë gjë që do të më afronte te Ti dhe dashurinë për Ty bëma më të pëlqyeshme
se dëshirën për ujë të ftohtë në vapën e verës!”
Dashurinë për Allahun mund ta tregojmë duke e adhuruar Atë, duke çuar në
vend urdhrat e Tij dhe duke u ruajtur prej gjërave që na i ka ndaluar. Duhet të
shkojmë sipas urdhrave të Tij jo vetëm për të hyrë në xhennet, por, në radhë të parë,
për të fituar dashurinë e Tij! Po ashtu, duhet të ruhemi prej gjërave të ndaluara jo nga
frika e xhehennemit, por, në radhë të parë, për t’u bërë të denjë për dashurinë dhe
për të fituar pëlqimin e tij! 11
 
Back
Top