Nesër Shën Valentini, të dashuruarit këshillohen të mbajnë maska gjatë marrëdhënieve intime

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Nesër Shën Valentini, të dashuruarit këshillohen të mbajnë maska gjatë marrëdhënieve intime​

1644764894960.png
Autoritetet tajlandeze kanë rekomanduar që të dashuruarit të mbajnë maska për t’u përmbajtur nga “puthjet e thella” dhe të shmangin pozicionet ballë për ballë gjatë marrëdhënieve intime për shkak të rrezikut të Covid-19.


14 shkurti është i popullarizuar në Tajlandë, pasi shumë çifte dëshirojnë të martohen atë ditë. Por ndërsa rastet e koronavirusit rriten në mbretëri, autoritetet janë shqetësuar për disa festime të Ditës së Shën Valentinit.


“Covid nuk është një sëmundje seksualisht e transmetueshme, por kapja e Covid-it është e mundur përmes frymëmarrjes me kontakt të ngushtë dhe shkëmbimit të pështymës”, tha për AFP drejtori i Byrosë së Shëndetit Riprodhues Bunyarit Sukrat, duke shtuar se “mbajtja e maskave për fytyrën gjatë kryerjes së marrëdhënieve” mund të zvogëlojë rrezikun.


Rekomandimet e tij ndjekin këshilla të ngjashme nga Departamenti i Shëndetësisë i vendit. Kreu i saj, Dr. Suwanchai Wattanayingcharoen, shprehu gjithashtu mbështetjen për përdorimin e një aplikacioni celular që vlerëson rrezikun e ekspozimit ndaj Covid në restorante dhe për kryerjen e një testi të shpejtë të antigjenit. /Tch/


b.g.shqip​

 
Neser ka me plas sheshit
Ruhuni mos tju kap naj kamere e mceft😂
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top