Nesër ekuinoksi, fillimi i pranverës “astronomike”

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Shiko fotografinë 1786544

Nesër dita zgjat po aq sa nata, të cilës më pas nis t'i "rrëmbejë" kohë.
Po afrohet një ditë e rëndësishme për planetin e Tokës. Më 20 mars ndodh ekuinoksi pranveror, ai moment i revolucionit tokësor kur Dielli gjendet ekzaktësisht në zenit, mbi Ekuador. Po ashtu, nesër dita zgjat po aq sa nata, të cilës më pas fillon t'i "rrëmbejë" kohë, deri në ekuinoksin e ardhshëm.

Kjo përkon edhe me ardhjen astronomike të stinës pranverore, megjithëse në këndvështrimin meteorologjik ka ardhur që në fillim të muajit mars. Data e ekuinoksit nuk është asnjëherë fikse dhe përfshihet gjithmonë mes 19 dhe 21 marsit.

"Time lapse"-i këtu poshtë tregon brenda 12 sekondash një vit të tërë astronomik në planetin tonë, duke ilustruar lëvizjen e terminatorit, ose vijës që ndan pjesën e iluminuar nga pjesa në hije e planetit tone.

/ikub.al/
 
Titulli: Nesër ekuinoksi, fillimi i pranverës “astronomike”

na qetsove goce,

kto termat "astronomike" , "bombastike" seç te krijojn nje ndjesi sikur ça po ndodh. Ta çojn adrenalinen e kuriozitetit ne maksimum :P
 
Titulli: Nesër ekuinoksi, fillimi i pranverës “astronomike”

Une e dija ne 21 , shyqyr iku ai dimri sdurohej .... Dhe pse mos ankohemi kte vit dimri ka qen me i bute nga heret e tjera.
 
Titulli: Nesër ekuinoksi, fillimi i pranverës “astronomike”

Une e dija ne 21 , shyqyr iku ai dimri sdurohej .... Dhe pse mos ankohemi kte vit dimri ka qen me i bute nga heret e tjera.

EE duhet te merzitemi se po iken vitet e jetes se dimri nuk jo .
 
Titulli: Nesër ekuinoksi, fillimi i pranverës “astronomike”

Neve ktej na kapi pranvera me shtrëngata :(
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top