“Nëse për të korrigjuar diçka, vendos të ulësh dikë, atëherë nuk di të jesh një mësues i vërtetë”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

“Nëse për të korrigjuar diçka, vendos të ulësh dikë, atëherë nuk di të jesh një mësues i vërtetë”​

1640181543124.png
Një i moshuar takon një të ri që e pyet: “Më mbani mend mua?”
Atëherë i riu e sqaron se kishte qenë student i tij dhe mësuesi e pyet: “Ah, ashtu? Çfarë pune bën tani?”
I riu u përgjigj: “Eh, tashmë jam mësues”.
“Oh, ca mirë. Punokeni njësoj siç kam punuar unë dikur”, – ia kthen i moshuari.
“Po dhe në fakt, për t’u bërë mësues, më keni frymëzuar ju”, – i thotë studenti.
I moshuari, kurioz, e pyet të riun për t’i treguar diçka për veten, pasi ende nuk e mbante mend. Dhe i riu i tregoi këtë histori: “Një ditë, një shok i klasës sonë erdhi në shkollë me një orë të bukur, të re dhe që unë doja shumë ta kisha për vete. Ia vodha. Pak më vonë, shoku e vuri re vjedhjen dhe u ankua tek ju. Atëherë ju e njoftuat klasën se kishte humbur ora dhe kërkuat që kush e kishte vjedhur, ta rikthente. Unë nuk e ktheva sepse as që doja ta ktheja, doja që atë orë ta kisha timen. Më pas, ju mbyllët derën dhe na kërkuar të gjithëve të çoheshim nga vendet tona. Do të kontrollonit çdo çantë tonën derisa ta gjenit, por më parë na kërkuat të mbyllnim sytë.

Kur erdhët në vendin tim, kërkuat, e gjetët orën dhe e morët. Vazhduat të kërkonit më vonë edhe në çantat e të tjerëve, por nuk e përmendët që orën e gjetët tek unë. Njoftuat klasën se e kishit gjetur, të gjithë hapën sytë dhe ju nuk thatë asnjë fjalë. Nuk më thatë asgjë dhe as e përmendët më atë ngjarje. Atë ditë, ju shpëtuat përgjithmonë dinjitetin tim. Ka qenë dita më e turpshme e jetës sime. Edhe pse ju nuk folët, unë e kuptova shumë mirë mesazhin tuaj. Falë jush kuptova se çfarë duhet të bëjë një mësues shumë i mirë. Tani, a më mbani mend se kush jam?”
Mësuesi u mendua pak dhe i tha: “E mbaj mend atë ngjarje. Ora e vjedhur. Mbaj mend që e kam kërkuar në çantat tuaja, por nuk të mbaja mend, sepse ndërsa kërkoja, edhe unë i mbylla sytë bashkë me ju”.

Mësimi i gjithë kësaj historie është: “Nëse për të korrigjuar diçka, vendos të përulësh dikë, atëherë nuk di të jesh një mësues i vërtetë”.
b.bota.al
 
Imagjino, e gjitha që nevojitej në rastin konkret ishte - të mbyllësh sytë. Por ja që ata/ato që ulin të tjerët, jo që nuk dinë të mësojnë të tjerët, por nuk e kanë idenë se sa poshtë bien vet.
 
Gjëja që urrej më shumë është kur përpiqen të të kritikojnë në sytë e të tjerëve.
E mira është që secili kritikat ti mbaj për vete.
Ne jemi njerëz,po nuk gabojm nuk do mësojmë asgjë.
Nëse nuk je në gjendje të thuash diçka të mirë,mos nxirr gjë nga goja.
 
Ndaj dhe shumica e njerzve per tu dukur hedhin balt mbi të tjere, si shtriga e Hirushes.
 
Ndryshe korigjimi dhe ndryshe kur duan te ta hudhin sy per sy … apo kur bejne si pussy 1 million dollarsh por realisht max kapin 10 teshen . lol
 
Mesues nuk jemi vetem pak police ..por qe te ulesh dike i bie te jesh kryébudall/e ose budalll/e qe ne embrion 🥴

Te marresh mesim, keshilla nuk i bje te jesh budall se Njeriu meson deri ne frymen e fundit o njerez 😬
 
Kur shperndahen certifikatat? 😁
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top