Nëse një fëmijë rritet …

Arfenilla

Themelues i Forumit
Nëse një fëmijë rritet me kritikë, mëson të dënojë .

Nëse një fëmijë rritet me dhunë, mëson të godasë .

Nëse një fëmijë rritet me ironi , mëson të jetë i turpshëm .

Nëse një fëmijë rritet me turp , mëson të ndihet fajtor .

ekuiliber.com-81-200x200.jpg


Nëse një fëmijë rritet me tolerancë , mëson të jetë i qetë .

Nëse një fëmijë rritet me inkurajim , mëson të ketë besim

Nëse një fëmijë rritet me ndershmëri , mëson drejtësinë.

Nëse një fëmijë rritet me përgjegjësi , mëson të jetë besnik .

Nëse një fëmijë rritet me miratimin , mëson të pranojë .

Nëse një fëmijë rritet me pasuri ( të pa kontrolluar) – mëson se çdo gjë ka vlerën e parasë dhe se jeta mund te blihet…

Nëse një fëmijë rritet me pranimin dhe miqësinë, mëson të gjejë dashurinë kudo në botë !!k.d
 
Titulli: Nëse një fëmijë rritet …

femija duhet te rritet me te gjitha kto nga pak :)
 
Titulli: Nëse një fëmijë rritet …

Sot ne shoqerin e jone eshte problem shume... Femijet nuk kan me respekt, edukaten qe duhet nje femije ta kete, kjo eshte pasoj nga prindrit shume here.. nese e meson e keshillon, e kritikon, por edhe e toleron ai do te mesohet me gjitha, mirepo nese i jep liri te pakufizuar i blen cdo gje, ather cdo gje do ta vlerson sipas cmimit...sdi une vet rris femije disaher sdi site veproj. ja ndaloj dicka fillon merzitet dhe smundem ta shoh kur merzitet, dhe shume her e lejoj, por sduhet e di...se asaj i bej deme...
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top