Nese gaboni ne jete ...

*romeo*

Anëtar i Respektuar
Te rifitosh besimin tek vetvetja eshte njera nder gjerat paresore.

Mendo se je i vetmi ne kete bote si ty dhe s'ka pasur, s'ka dhe s'ka per te qene asnje njeri tjeter si ti.

Mendo se je njeri i mire dhe e meriton te jesh i lumtur, packa te te shkuares.

S’ka njeri të pafajshëm në botë; i mënçuri nuk i thotë djalit mos gabo, por e këshillon të gabojë sa më pak.

Leri gjerat e se kaluares menjane per momentin, dhe mendo vetem per veten tende. Kur te ndjehesh prape i forte menderisht, mund t'i kthehesh atyre puneve qe ke lene pergjysem. Ka gjithmone kohe!

Nje dere mbyllet e nje hapet

Mos u shqetëso dhe mos u zemëro!

Mendo pozitivisht dhe mendo për gjërat që të bëjnë të lumtur!

Elimino ndjenjat negative dhe mundohu që lumturia të jetë prioriteti i jetës tënde!

Nëse shokët te kanë kthyer shpinën mos u shqetëso jeta është e gjatë do të gjesh të tjerë.

Kënaqu me atë që e ke, mundohu të e kesh atë që s'e ke, por mos u mundo për gjërat që janë të paaritshme!

Mos i lakmo ata që janë shumë të pasur, sepse pasuria nuk të bënë gjithmonë të lumtur.
Bëhu i vetëdishëm për gjërat që s'mund të blihen as me pasuritë e gjithë kësaj bote....

- Mendo pozitivisht

- Elimino ndjenjat negative

- Mendo për të tashmen duke shmangur ndjenjen e inferioritetit edhe mendo JETA VAZHDON.... harro çfare ishe dje, ti mund te kthehesh ne nje qenje njerezore i/e afte per ta "puthur" jeten

Te menduarit pozitivsht eshte te mendosh realitetin dhe te verteten mos te krijosh iluzione ne vetvete.

Mos mendoni se sa keq jam, ka njerez qe kane gjendjen edhe me keq e nuk mendojne negativishte por kane shprese se nje dite do te behet me mire.

Kendveshtrimi i mendimit pozitiv, mbeshtetet teper ne pikepamjen e ndjenjave konkrete!...
Ato bazohen ne rrethanat e mendimit, nga te cilat perfundimi del i pa shmangur!...

pra keshilla per te menduar pozitivisht, eshte pranimi i te menduarit pozitivisht!...
Logged
 
Pe: Nese gaboni ne jete ...

Cdo dite qe jetohet eshte nje ndjesi e vecante,ne keta ndjesi futen dhe pendimet ose dhe gabimet qe bejme..Ndonjehere pavaresisht rrethanave,ndodhemi ne disa situata qe njeriu e ka te veshtire ti manovroje,dhe ka raste qe fillon e dyshon per aftesite e tij,sikur humb ate besim qe ka ne vetvete...Te kesh besim eshte thjesht realizimi i zgjedhjeve te tua pavaresisht asaj qe te mundon dhe shikimi i ketyre gjerave me nje optimizem..Persa i perket vetbesimit esht dicka shume e rendesishme por me doza te caktuara.... SHume vetbesim mund te te coj ne nje decizion te gabuar ne jete... Them qe vetebesimi duhet sepse sjell kuriozitet tek njeriu....Sa me shume te gabosh aq me shume ke arsye te ngrihesh e te luftosh sepse te shtyn kurioziteti cdo ndodhe me pas??Do ndryshojne gjerat apo do rrine keshtu...Kjo eshte te kesh besim dhe tek vetja edhe nqs gabon,ti je fajtor tek ti nis e mbaron cdogje..Tek ti do duhet te luftohet perseri...
 
Pe: Nese gaboni ne jete ...

Eshte shume e veshtire
 
Jeta eshte nje sfide ne vete,cdo dite te jetes perballemi me veshtiresi.
Un jam nga ato njerez qe shprehem,-:"Nese jeta te jep limon,ti beje limonade":D.
Para ca kohesh mesova qe ishi im ishte fejuar me nje tjeter dhe u deshperova ca.
U merzita per 2 dite,me pas fillova te ushtrohesha me fitness apo vrap ne natyre.
Preferova te merresha me veten sesa te qaja si nje femije,per dike qe me hodhi tutje.
Di te them qe njeriu meson nga gabimet.
Te dashura femra me mir ushtrohuni per veten sesa te qani,te qendroni te mbyllura apo te vrisni veten per meshkuj.
Me mir permirsohu,tregohuni optimiste dhe duajeni jeten.
Asnje mashkull,fatkeqsi nuk mund te na e prishe buzeqeshjen :D.
 
te rifitosh besimin....
po kur besimi sdo ta fitosh njihesh me nje gabim te ri qe sarritet te fitoni gabimin me besimin apo prap i besohet besimit per besim te ri!
sa e keqja jam papapa!!!
 
E mira e se mires eshte qe mos te gabojme sa per te mesuar se pastaj na behet gabim.
 
"What doesnt kill you, makes you stronger..."

...dhe jeta vazhdon! :)

Sa për gabime vetëm të mençurit nuk gabojnë..,
hajde t'ia marrsha të "ligat"...
 
Vete jeta nuk eshte sfide, njerezit jane..... ne k'te rast mire eshte qe mos te pretendosh/presesh shume, qe edhe mos te zhgenjehesh.

Nje gabim i riperseritur, eshte i pafalshem....Nga ta dijme qe po gabojme , qe te marrim masa para kohe ? eshte e pamundur, mire eshte te ecesh me mendje te hapur te qarte dhe te prire ..... dhe mos te genjesh veten tende ne rradhe te pare.
 
Njeriun nuk e bejne te rendesishem rrethanat por jane rrethanat qe i nenshtrohen zakonisht asaj qe njeriu e ndjen se eshte. Rendesi ka te vlesh. Njerezit do te tentojne vahzhdimisht te te thyejne, por ti duhet te vazhdosh.
 
Back
Top