Është një klishe: femrat e zgjuara janë të vështira në dashuri. Sepse kërkojnë shumë apo thjesht e dinë çfarë duan?
Higher Perspectives jep shtatë sjellje tipike të femrave të zgjuara, që ua bën atyre të vështirë të dashurohen por kur e gjejnë dashurinë, janë femrat e ëndrrave:
1-Ato nuk ia falin kujtdo besimin dhe dashurinë
Përvoja dhe intuita e një femre që ne e përcaktojmë si ‘të zgjuar’ e drejton tek ata partnerë që mund ta përmbushin në çdo aspekt, jo thjesht sepse kanë pasur një flirt apo janë ndier mirë gjatë një mbrëmjeje.
2-Ato nuk kanë frikë nga vetmia
Ato ndihen njësoj mirë e shpeshherë më mirë kur janë vetëm. Ndaj nuk nxitohen për të gjetur dikë, kanë gjithë kohën që u duhet për t’i shqyrtuar mirë mundësitë që u ofrohen dhe njerëzit që u afrohen.
3-Nuk u duhet një njeri i dytë për t’ia bërë jetën të thjeshtë
Ato nuk presin nga partneri që t’ia sjellë gjërat në pjatë; ndaj ato kërkojnë dikë që ashtu si ato, mund të tregohet i përshtatshëm me çdo lloj rrethane.
4-Flirti nuk është prioriteti i tyre
Femrat e zgjuara, si të gjithë njerëzit e zgjuar, dinë t’i japin çdo gjëje vendin që i takon. Miqtë, familja, puna, shkolla, janë pjesë e rëndësishme e jetës së tyre, po aq sa një partner.
5-Tërheqja është vetëm hapi i parë
Mos mendoni t’ia fitoni zemrën vetëm duke u treguar joshës në sjellje apo fizikisht. Ato nuk bien pre e ‘kurthit’ që ngre tërheqja e parë, ndaj duhen më shumë gjëra për t’i bërë për vete.