Në fillim, gjithçka mund të duket tërheqëse dhe intriguese, por në fakt tradhtia në fund të ditës mbetet gjithmonë e rrezikshme. Ndodh që edhe nëse jemi në një marrëdhënie, të tundohemi nga dikush tjetër, por para se të hyni në një lidhje paralele për shkak të pasionit duhet patjetër t’i bëni vetes këto 5 pyetje.
Cila do të jetë kostoja e gjithë kësaj?
Gjëja e parë për të cilën duhet të mendoni nëse ju zbuloheni, sepse shanset që të ndodhë kështu janë të mëdha, janë pasojat. A doni vërtetë ta sabotoni lidhjen tuaj dhe ta bëni partnerin aktual të ndihet keq? Fillimisht të fillosh një histori ndërkohë që ke një tjetër, edhe pse ka rrezik mund të të duket argëtuese, por në fakt psikologët shprehen se e gjithë kjo nevojë vjen si pasoje e vetmisë që mund të ndjeni pavarësisht se keni dikë në krahë.
A jam gati për një jetë të dyfishtë?
Nëse mendoni se jeni, është e rëndësishme të dini se të mbani diçka sekret për shumë gjatë do t’ju çojë drejt ankthit dhe shtimit të stresit. Do të keni momente në të cilat do pendoheni që e nisët të gjithë këtë. Gjatë 2 lidhjeve paralele, vjen një çast që situata del jashtë kontrollit dhe do të bëhet shumë e vështirë për ta menaxhuar atë. Pra me pak fjalë, tradhtia na dëmtoka dhe mendërisht!
Po nëse gjërat shkojnë keq?
Kur njerëzit lëndohen, ata janë të prirur të nxjerrin anën e tyre më të keqe. Dhe në fakt çfarë mund të prisni? Por nga e gjithë kjo, të humbur dilni të gjithë: ju, partnerja juaj dhe personi tjetër gjithashtu. Fiksimi për dikë tjetër mund t’ju bëjë që të ndiheni të ç’ekuilibruar dhe të mos fokusoheni tek lidhja aktuale. Dhe në këtë situatë është e pashmangshme që të silleni njësoj si më parë. Kjo do t’ju prishë vërtetë punë.
Si mund të dal nga e gjithë kjo?
Edhe pse fillimisht mund t’ju pëlqejë vëmendja, ndjesitë dhe jeni të ekzaltuar nga lidhja e re, nuk duhet të harroni që kjo mund të jetë për një kohë të shkurtër. Ajo ç’ka mund të jetë e përhershme dhe me pasoja të vërteta është humbja e të paturit diçka të qendrueshme. Nëse nuk ndiheni mirë nga e gjithë kjo dhe s’doni të vazhdoni më duke lënduar dikë, tregohuni të sinqertë. T’i jepni fund lidhjes aktuale para se të përfshiheni në diçka tjetër do t’ju kursejë ty dhe partnerit tuaj shumë situata dramatike.
Burimi:'Women's Health'/ përshtat anabel.al