Nëse doni rrezikun, atëherë autokontrolli juaj nuk funksionon
Psikologji – Njerëzit që e duan rrezikun duket se nuk i kanë plotësisht aktive sistemet e autokontrollit. Studimi i Universitetit të Teksasit demonstron se ne biem shpesh në telashe, sepse nuk u rezistojmë dot rreziqeve që i ndërmarrim vetë
Bota është e bukur sepse është e ndryshme. Kështu thuhet shpesh nga njerëzit. Mes kësaj larmishmërie nuk mund të mos vihen re personat që i druhen gjithçkaje dhe ata që futen shpesh në telashe sepse nuk kanë frikë nga asgjë, ose të paktën kështu duket. ثshtë çështje karakteri, sigurisht, por çfarë bën vërtet diferencë në karakter në këtë rast? Një përgjigje e mundshme na vjen nga disa studiues të Universitetit të Teksasit, të cilët konfirmojnë se si personat që e duan rrezikun kanë sisteme autokontrolli shumë më pak aktive. Studimi i udhëhequr nga Russell Poldrack, drejtor në Qendrën e Kërkimeve të Imazheve në Universitetin Austin dhe profesor i Psikologjisë dhe Neuroshkencës, është bazuar në shqyrtimin e 108 vullnetarëve që iu nënshtruan një skaneri me rezonancë magnetike (MRI), ndërsa ishin duke luajtur një videolojë që simulonte disa lloje rreziqesh të zakonshme. Ekipi hulumtues ka zhvilluar një software të specializuar në gjetjen e modeleve të veprimtarisë të të gjithë trurit. Në këtë mënyrë ata mund të matnin zgjedhjet pak a shumë të rrezikshme që vepronin përballë videolojërave. Në mes të studimit, kur software kishte fituar të gjitha të dhënat relative të “lojtarëve”, programi ka zhvilluar një parashikim mbi veprimet e së ardhmes që pjesëmarrësit do të ndërmerrnin. Besueshmëria ishte e mirë: 71 për qind e parashikimeve ishin të sakta. “Këto modele janë mjaftueshëm të besueshme; ne jo vetëm që mund të parashikojmë se çfarë do të ndodhë në një provë shtesë në të njëjtin person, por edhe te persona që nuk e kanë parë kurrë më parë”, shpjegon Poldrack në një komunikatë për shtyp. Software ka supozuar parashikimet sepse duke analizuar disa rajone të vogla të trurit të përfshira në kontroll, vëmendje dhe kujtesë. U arrit në përfundimin se kishte të dhëna të mjaftueshme për të kuptuar llojin e sjelljes së një individi. Nga kjo, studiuesit kanë vënë re se personat që përfshihen në situata të rrezikshme, zakonisht nuk kanë sisteme efektive të kontrollit që i “paralajmërojnë” se është koha për të ndaluar. “Nëse jemi në gjendje të kuptojmë faktorët e jashtëm që ndikojnë në tru, ne mund të nxjerrim edhe konkluzionet për masat më të mira për të ndihmuar njerëzit që të shmangin rreziqet. Të gjithë kemi dëshira të tilla, por nëse veprojmë mbi to, atëherë do të përdorim një funksion kontrolli”, shpjegon Sarah Helfinstein, studiuese në Universitetin Austin. Studimi është publikuar në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences (PNAS).
Kontrolli i mendjes
Kontrolli i mendjes është emërtim i përgjithshëm për disa teori dhe teknika të paracaktuara për të mposhtur kontrollin e të menduarit, sjelljes, ndjenjave, apo vendimeve të një njeriu. Kontrolli i mendjes mund të kuptohet si manipulimi sistematik dhe i herëpashershëm i njerëzve apo grupeve me qëllim ndryshimin e perceptimit, bindjeve dhe personalitetit të tyre. Kontrolli i mendjes paraqitet nga shumica e njerëzve si fantazi, sepse në disa raste duket si një histori fantastiko-shkencore. Ky emërtim përdoret përgjithësisht nga teoritë e komplotit, të cilët pas çdo ngjarjeje apo risie shtrojnë gjithnjë pyetjet “Kush do, që unë ta besoj këtë?” dhe “Kush do, që njerëzit të mos besojnë, që ata mund të ndikohen?” Në kontrollin e mendjes mund të bëjë pjesë dobësimi i njeriut nëpërmjet drogave, pagjumësisë dhe ndikime të caktuara fizike. Në ndryshim nga shpëlarja e trurit, në kontrollin e mendjes nuk ushtrohet dhunë e drejtpërdrejtë, por një ndikim i jashtëm i vazhdueshëm.
Kontrolli i mendjes mund të ndahet në dy grupe:
Të tërthortë (nëpërmjet ndikimit të mediave, përvojave etj.)
Të drejtpërdrejtë (nëpërmjet ndikimit të organizmit si p.sh. me anë të drogave, implanteve, rrezatimeve).
g.shqip