Nëse do të na qeverisnin gratë...

Aren

Anëtar i Respektuar
Nëse do të kishte më shumë gra drejtuese në postete fi nancës dhe politikës ndoshta kriza që po përjetojmë sot do të ishte evituar. Ose të njëjtin rezultat do të kishim pasur nëse burrat do të komandonin me një kujdes të veçantë, me atë që gratë aplikojnë për të administruar pushtetin.

Fitime më të larta

Bëhet fjalë për një opinion të dalë nga studime që nuk kanë pare të bëjnë me të ashtu quajturën luftë seksesh. Njëri prej tyre, me emrin "Gratë janë të rëndësishme" është zhvilluar në vitet 2007-2008 dhe mban firmën e "McKinsey", një nga
shoqëritë më të rëndësishme të këshillimit drejtues në botë.Duke vëzhguar në më shumë se 50 vende stilin e pushtetit të mijëra menaxherëve burra e gra dhe lidhjen mes tyre me rezultatet e kompanisë, "McKinsey" arriti në përfundimin se nëse një kompani ka një grua si drejtuese,kjo është një garanci më e mirë suksesi se sa ato që drejtohen nga meshkujt. Madje u pa se me gratë në krye të detyrës, kompanitë arrinin të fi tonin më shumë. Kjo,sipas studimit, ndodh sepse gratë menaxhere, më shpesh se sa burrat, adaptojnë disa lloje sjelljesh që për momentin rezultojnë shumë efi kase. Po sipas studimit, nëse një grua në një post drejtues rrethohet nga shumë punonjës meshkuj, ka rrezik që sjelljet e saj të ndikohen nga ato të tyre. Ndaj është shumë e rëndësishme që numri i punonjësve dhe ndarja në femra meshkuj të jetë ajo e duhura.

Të komunikueshme dhe të kujdesshme
Po cilat janë këto sjellje që sipas "McKinsey"-t gratë në detyra drejtuese aplikojnë në krahasim me meshkujt?
Fillimisht drejtueset femra priren të kalojnë më shumë kohë me kolegët e tyre meshkuj, duke u shpjeguar, mësuar, duke u bërë tutore, bashkëpunëtore, përveçse i dëgjojnë me kujdes. Pastaj gratë janë më të zonjat në sqarimin objektivave, përgjegjësitë e gjithsecilit dhe çmimet për rezultatet e arritura. Për më tepër, femrat më shpesh se meshkujt, respektohen më shumë në rolin e tyre si drejtuese, sepse marrin gjithmonë parasysh pasojat etike të vendimeve dhe mënyrën se si i vlerësojnë të tjerët ato.
Përkundrazi, burrat në poste drejtuese janë më të zotë se gratë vetëm në 2 nga 9 sjelljet "pozitive" të analizuara (në 5 të tjerat rezultatet janë të ngjashme ose në avantazh të lehtë për gratë) në kontrollin e punës të çdo bashkëpunëtori dhe në kapacitetin për të marrë vendime të vetëm e për t‘i aplikuar më pas.
Më tepër pragmatizëm, por mbi të gjitha më tepër kujdes ndaj zhvillimit, ndaj marrëdhënieve, ndaj komunikimit dhe vlerësimeve që të tjerët mund të japin për zgjedhjet e tyre nga ana e grave menaxhere; më shumë vendosmëri dhe aftësi për të respektuar rregullat nga ana e burrave. Deri këtu duket sikur nuk ka asgjë të re. Sipas shumë antropologëve, prej mijëvjeçarësh ekzistonte kjo diferencë në pushtetin
e ushtruar nga femrat dhe nga meshkujt çështje etike?

"Që burrat dhe gratë kanë në përgjithësi një etikë të ndryshme, d.m.th. një mënyrë të ndryshme për të vlerësuar se si është më mirë të sillemi, edhe kur bëhet fjalë për administrimin e pushtetit, është një mendim i ngulitur që prej viteve 80 e që ka kaluar çdo lloj kërkimi sociologjik dhe psikologjik", thotë një politologe e Universitetit të Pavias.
"Shumë studiues mbështesin tezën se nuk ekziston vetëm një dimension i etikës, ai mashkullor i bazuar te drejtësia, por që gratë krijojnë një tjetër të bazuar te koncepti i kujdesit";.
Ajo që teorizoi këtë diferencë e para ishte Carol Gilligan, pedagoge e psikologjisë evolutive në Universitetin e Harvardit. Nga studimi u arrit në përfundimin se gratë kanë një mënyrë të tyren për të vlerësuar zgjedhjet: as inferiore, as superiore se mënyra e meshkujve, por thjesht ndryshe.

Drejtësi dhe kujdes
Parimi që rregullon zgjedhjet e femrave në fakt nuk është ai se çfarë është e drejtë apo e gabuar, por ai i kujdesit, d.m.th. se çfarë është më mirë ose me më pak dëme në një moment të caktuar për numrin më të madh të personave. Gratë, shkruante
Gilligan, më tepër se pas një sistemi rregullativ e vlerësonin botën për lidhjet njerëzore. "Ajo që duket hapur, duke parë se si gratë e ushtrojë pushtetin, është
se ato kanë një botë të tyre, një botë të veçantë". Edhe Anne Stevens, docente e studimeve europiane në Universitetin e Birmingemit dhe autore e librit
"Gratë, pushteti dhe politika";, tregon se nga studimet e shumta në Amerikë dhe Europë del se femrat e jetojnë politikën me më shumë përgjegjësi dhe me më pak konfliktualitet.

Pjesa kritike
Por a mjafton që gratë të jenë në pozicione drejtuese, sepse janë më të kujdesshme dhe më të përgjegjshme në atë që bëjnë?
"Qeverisja femërore është një rast shumë i hershëm për tu analizuar
deri në fund", tregojnë psikologët.
Në të vërtetë, pjesa më e madhe e studiuesve sot mendon se të dyja
sekset i përdorin të dyja këto dimensione të etikës (drejtësinë dhe kujdesin) për të bërë zgjedhjet e duhura. Kjo varet edhe nga rrethanat.
Sot ndryshe nga shumë vjet më parë, duket se rrethanat janë pjekur për të ushtruar pushtetin në një botë që gjithmonë e më shumë po drejtohet nga gratë, gjë që nuk i pengon meshkujt të veprojnë si ato. Shembulli më i mirë për këtë është Presidenti amerikan, Barak Obama, që mes të tjerave u ka besuar grave role shumë të
pushtetshme (nga Hilari Klinton, sekretare e Shtetit deri te Sonia Sotomajor, gjyqtare e Gjykatës Supreme në vend). Obama fi toi dhe entuziazmoi njerëzit në të gjithë botën falë një premtimi: "Ju kam për zemër".

(marre nga gazeta shqip)
Images.jpg
 
Last edited by a moderator:
Pe: Nëse do të na qeverisnin gratë...

Ne fakt personalisht nuk kam keto lloj paragjykimesh (edhe pse shpesh ne tema qe kerkojn dallime seksuale..mashkull-femer jam e shtyre te mbroj kete fundit :D)....persa i perket politikesh apo pushtetit politik. Pavarsisht seksit (burre apo grua) do doja qe bota te qeverisej nga njerez te afte, inteligjen dhe largpames.
 
Titulli: Pe: Nëse do të na qeverisnin gratë...

Ne fakt personalisht nuk kam keto lloj paragjykimesh (edhe pse shpesh ne tema qe kerkojn dallime seksuale..mashkull-femer jam e shtyre te mbroj kete fundit :D)....persa i perket politikesh apo pushtetit politik. Pavarsisht seksit (burre apo grua) do doja qe bota te qeverisej nga njerez te afte, inteligjen dhe largpames.

Plotesisht o pajtimit me ty bella, nuk ka rendesi seksi por aftesia per te qeverisur drejt dhe me mend.
 
Pe: Nëse do të na qeverisnin gratë...

jemi ne kohen ku mashkulli dhe femra kane te drejta te barabarta ne kuptimin qe mund te ushtrojne te dy te njejtin profesion pavaresisht seksit,por mendoj se grate s'mund te qeverisin.
natyra e femres eshte e bute.
politika eshte e eger.kshu qe nuk shkon.
 
Pe: Nëse do të na qeverisnin gratë...

Do na merrte lumi.
Sjan per qeverisje jan shum te ndjeshme dhe te buta , te rralla jan ato qe munden te udh'heqin diqka edhe ato shumica kan pamje burri :p
 
Pe: Nëse do të na qeverisnin gratë...

S'do kishte krize ekonomie globale :p por do kishim krize familjare ,grate jane shtylla familjes :p ....nje perkushtim ne politik do ndikonte negativisht ne mirembajtien e familjes
 
Pe: Nëse do të na qeverisnin gratë...

A sa mir do ishte sikur te ndodhte nje mrekulli e till ,jo per gje po do kishin rast edhe meshkujt te mesonin !
 
Pe: Nëse do të na qeverisnin gratë...

Sic e tha dhe me lart [MENTION=11]sensuu[/MENTION] ne vendet demokratike femra dhe mashkulli kane shanse ose mundesi te barabarta per te ngjitur shkallet e karrieres (per t'mos thene qe femrat kane me shume prioritet).Personalisht jam i mendimit qe femrat ofrojne sasine ndersa meshkujt cilesine,qe dmth: femrat e afta jane me te shumte ne numer se meshkujt por duke marre mashkullin me te afte me femren me te zgjuar peshorja do anonte nga mashkulli (te pakten nga politika apo ekonomi).Mendoj qe fjala Lider personifikon 1 mashkull dhe ne kete aspekt jam shume maskilist.Sidoqofte femra ka merita te tjera te pamohueshme ne fusha te ndryshme :)
 
Pe: Nëse do të na qeverisnin gratë...

tani qe qeverisin burrat edhe ku do qe shkon majtas djathtas veq dyqane brek grash prite zot me qeveris grat qa do kishte nodh :p
 
Titulli: Pe: Nëse do të na qeverisnin gratë...

Sic e tha dhe me lart [MENTION=11]sensuu[/MENTION] ne vendet demokratike femra dhe mashkulli kane shanse ose mundesi te barabarta per te ngjitur shkallet e karrieres (per t'mos thene qe femrat kane me shume prioritet).Personalisht jam i mendimit qe femrat ofrojne sasine ndersa meshkujt cilesine,qe dmth: femrat e afta jane me te shumte ne numer se meshkujt por duke marre mashkullin me te afte me femren me te zgjuar peshorja do anonte nga mashkulli (te pakten nga politika apo ekonomi).Mendoj qe fjala Lider personifikon 1 mashkull dhe ne kete aspekt jam shume maskilist.Sidoqofte femra ka merita te tjera te pamohueshme ne fusha te ndryshme :)

te isha une moderatore ktu, do kishe marre nje Ban gjigand :D

---------- Post added at 02:52 ---------- Previous post was at 02:48 ----------

S'do kishte krize ekonomie globale :p por do kishim krize familjare ,grate jane shtylla familjes :p ....nje perkushtim ne politik do ndikonte negativisht ne mirembajtien e familjes

Krize familjare ? Pse Ida? Nuk mundet valle nje mashkull te gatuaj, ti nderroje pelenat femijeve, ti edukoje, te pastroje apo ku di un cfare tjeter po quan mirembajtje te familjes ?
 
Pe: Titulli: Pe: Nëse do të na qeverisnin gratë...

te isha une moderatore ktu, do kishe marre nje Ban gjigand :D

Pikerisht per kete po flisja...rrofsh qe i shtove pjesen qe mungonte argumentit tim :p.

P.s: Te isha une moderator,do te jepja 1 buzeqeshje gjigande :p.
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Nëse do të na qeverisnin gratë...



Pikerisht per kete po flisja...rrofsh qe i shtove pjesen qe mungonte argumentit tim :p.

P.s: Te isha une moderator,do te jepja 1 buzeqeshje gjigande :p.

Sapo fitove nje duartrokitje :dong:
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Nëse do të na qeverisnin gratë...

Sapo fitove nje duartrokitje :dong:

Flm <--- Sapo fitove jo me shume se 3 germa dhe 3 sekonda...:)
 
Pe: Nëse do të na qeverisnin gratë...

nese do na qeverisnin grate??? se di...po me pelqen ideja:p....
po se mos na behen si jozefina...e i kapin burrat prej zhelesh
 
Pe: Nëse do të na qeverisnin gratë...

Disa nga femrat qe lane nje gjurme ne reren e kohes..
Kleopatra, Katerina e madhe, Viktoria, Elizabeta..
Ato me bashkohoret.. Margaret Thecher, Golda Meir, Hillary Clinton etj etj..
Nga historia e popullit tone...Shote Galica psh..
Eshte nje thenie qe thote: Pas nje burri te sukseshem qendron nje grua (dicka e tille)
 
Pe: Nëse do të na qeverisnin gratë...

si ësht puna,

femra vdesin për pak puçshtet , jo me kot intrigat me te mëdha qe kan ndodh ne bot e kan zanafillën nga to, ehhh.

edh un, jam pro, patjetër(kur mos t'ngeli moshkull n'kom hehe).
 
Pe: Nëse do të na qeverisnin gratë...

Femra sot eshte nje qenie e forte dhe e pavarur. Te cilat nese kane deshiren jane shume te afta per te konkuruar ne pushtet mashkullin. Barazia eshte diçka thelbesore qe duhet te gdhendet ne mendjet e djemve te rinj shqiptar dhe ta mposhtin "semundjen e maskilizmit".
 
Pe: Nëse do të na qeverisnin gratë...

Nse do na qeverisnin grat edhe sexin do e benin me mandat e me votime LOL LOL LOL
 
Pe: Nëse do të na qeverisnin gratë...

Bashkohem me mendimin e Elushes,por jo me te disave qe ju preket egoja mashkullore...
Femra ka lind me pushtet,ka pushtetin e jetes,prej nesh varet ajo vazhdimesi...Kemi nje pushtet qe ju meshkujt se keni,aha nqs e keni fjalen per pushtet material,aty fitoni ju,jeni me te pushtetshem....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top