Nese Do Te Mund Te Ndryshonit Nje Pjese Te Historise

alfonci

Veri investigatio
Pershendetje,

Do doja t'iu drejtoja kete pytje te gjithe juve forumista te fv. Nese eshte e mundur do ju kisha lutur qe te jepni nje shpjegim sa me te sakte te arsyetimit tuaj se perse ju vertete do te donit qe kjo te ndodhte. Edhe une do te jap pergjigjen time shume shpejt, por jam i interesuar qe te shoh edhe opinjonet tuaja per kete.

Nese do te kishit mundesine per te ndryshuar nje ngjarje historike (rrjedhen e nje rezultati zgjedhjesh, kush fitoj luften, c'fare vendosi ajo marreveshje, etj.), cilen do te zgjidhnit dhe perse?
 
Titulli: Nese Do Te Mund Te Ndryshonit Nje Pjese Te Historise

une do zgjidhja ndryshimin e ngjarjeve te vitit 1913 kur u ndane kufijte e atdheut tone dhe ngelen jashte Shqiperise shume toka shqiptare,

Ne nje mendje me Bledin jam...

Po te shkoj pak me larg, nuk do ta vdisja Gjergjin ne ate moshe...
Shqiperia tani do kishte jehonen qe meriton.
 
Titulli: Nese Do Te Mund Te Ndryshonit Nje Pjese Te Historise

periudhen e viteve 45-90..jo do ta ndryshoja,por do ta fshija fare nga ekzistenca,sepse prej saj jemi ketu ku jemi sot...sa her i bejme ato msime ne shkoll,,,,i mesoj gjith urrejtje..sa here degjoj histori me zhurmues ke tv klan shtohet ajo urrejtja per ate sistem,dhe per ate maskara qe e udhehiqte......
 
Titulli: Nese Do Te Mund Te Ndryshonit Nje Pjese Te Historise

Nga tja fillosh Alfonc aman te keqen ,tja fillosh nga 1913 ashtu sic thote Bledi dhe Nostra,apo nga 1945,sic thote Braziljania ,apo pse jo 1990,apo deri tek 1997. Ne 1997 u shkaterua nje popull i tere nga pa aftesia e nje injoranti qe e quan veten politikan dhe nga deshira per pushtet e disa tradhetareve te tjere.Ne 1990-1992 dolen dhe <demokratet>e byrose se xhaxhit Ramiz. Ne 1945 iken pushtuesit nazi-fashiste dhe erdhen kelyshat e ku... Ne 1913 e ndane ne mes shqiperine.Nese do i ndryshoja te gjitha do ish mire .Nese vetem nje, sigurisht 1913.Jane shume per te ndryshuar Alfonc,por ja qe s'mundemi, thjesht duhet te ecim perpara duke mos perseritur gabimet e se shkuares.
 
:dong: .....
 
Titulli: Nese Do Te Mund Te Ndryshonit Nje Pjese Te Historise

do parandaloja vershimet sllave,dhe pushtimin turk
do zgjeroja shtetin shqiptar aty ku ka pasur kufirin e vjeter.

do mblidhja dhe bashkoja shqiptaret dhe do ti kisha frymezuar per qene te bashkuar.

do kisha mbajtur shqiperine etnike mbreteri dhe vetem mbeteri gjith jeten.

do kisha parandaluar komunizmin ne shqiperi,

do kisha vrare tradhtaret e shqiperise nga Enver hoxha, Fatos Nano,Ismahil Kadare,etj

do kisha sjelle Leka Zogun me c'do kusht ne pushtet, dhe do kisha ndertuar-integruar dhe bashkuar gjith shqiptaret ne nje shtet.
 
Titulli: Nese Do Te Mund Te Ndryshonit Nje Pjese Te Historise

Normal qe ngjarjet e vitit 1913 kane ndikuar shume ne formimin e Shiperise si shtet....dhe do doja qe vendet e medha qe percaktuan harten e shqiperise...tu thahej ajo dore qe me shume se gjysmen e Shqiperis e lane jashte kufijve...sot do ishim NJE shtet bashke me KOSOVEN,,,apo me minoritetet shqiptare qe ndodhen Mal Zi e ne vendet e tjera.
 
Do doja qe hitleri te pranohej ne akademine e arteve figurative kur aplikoi ne berlin.
 
Titulli: Nese Do Te Mund Te Ndryshonit Nje Pjese Te Historise

Pushtimi Turk asht ken fatal per kombin shqiptar.
Po te heqim pushtimin Otoman, ngjarjet e ma vonshme sdo te kishin ekzistu.
 
Pe: Nese Do Te Mund Te Ndryshonit Nje Pjese Te Historise

Vitet 90-2000 ku Shqiperia ka humbur shume njerez te pafajshem gjate kesaj periudhe :( sidomos ata te Otrantos ... Keto vite nuk duhet te ekzistonin fare ne historine tone... jane krime te pafajshme te Saliut, Nanos etj etj te cilet kane marre shume jete njerzish te pafajshem ... dhe qe sot perseri keta kriminele jane akoma ne krye te vendit dhe ka ca prototipa qe dhe i admirojne ncncn ... Sikur te zhdukeshin keto vite dhe te kishin rrjedhur ndryshe ngjarjet e shqiptareve, mendoj se s'do ishim ketu ku jemi sot
 
Pe: Nese Do Te Mund Te Ndryshonit Nje Pjese Te Historise

Padyshim periudhen 45-90 kjo eshte periudha qe rrenoi shqiperine e gjith shqipetaret
 
Pe: Nese Do Te Mund Te Ndryshonit Nje Pjese Te Historise

Shqiperia ka kaluar shume ngjarje jo te mira ne historine e saj dhe shume te dhimbshme per popullin tone, ndarja e territorreve tona ne 1913 ka qene nje nga plaget me te medhaja, ashtu si dhe pushtimi turk qe flet agfa apo dhe vitet 90-00 te cilat i permend Love dhe ku jete te pafajshmish jane marre.
 
Titulli: Nese Do Te Mund Te Ndryshonit Nje Pjese Te Historise

Ne duam te ndryshojme historine tone pa lufte pa asgje.
Po ia zvicerra skish asnje lufte e ca fitoi?Nje ore me nje ku-ku :D
Gabimet ne Shqiperi jane bere cdo here se ai qe ishte ne pushtet donte te perfitonte
edhe po te ndryshoje serish do biem ne gremine, ama katastrofat qe u kane ndodh njerezve ne vite me siguri qe po :)
 
Titulli: Nese Do Te Mund Te Ndryshonit Nje Pjese Te Historise

Pushtimi Turk asht ken fatal per kombin shqiptar.
Po te heqim pushtimin Otoman, ngjarjet e ma vonshme sdo te kishin ekzistu.

100% e vertet!!

un e di shum mir se kush kemi qen,,,ashtu sic e di edhe se kush jemi,, por per shumicen e njerzve,,tani esht shum e veshtir te lidhen me te kaluaren,,esht e pa konceptueshme,,

shum njerez e paramendojn shqiperin,,,duke mar per baz pershkrimet qe jan ber nga shkrimtar te ndryshem,,te kohrave para fotografike,,te cilet kan pershkruar nje perqindje te vogel te realiteit,,gjithashtu kan pershkruar vetem disa gjera te cilat ishin te nje rendesie me te vecant per at koh,,Por,,,ne te vertet trojet ku shtriheshin shqiptaret,,ishin te mbushura me gjalleri,,kultur me mirkuptim harmoni paqe dhe begati,,dhe te gjitha kto te nje stili tradicjonal,,

25 vjet luft me turqin,,e shendrruan shqiprin,,,ne nje pyll dhe fush te djegur dhe te shkatrruar,,ne nje natyr pa jet,,pa bagti,,,dhe ,,,, po thuaj se pa arkitekturen e stilit te vet,,

dhe kto ishin vitet e luftes,,pas luftes gjithshka varej nga tjeter kush,,dhe shqiperia per 500 vjet ngeli po thuaj se po ajo e 5 viteve te para pas pushtimit,,,dhe kjo solli nje dem te madh ne kombin shqiptar ne te gjitha fushat,,e kthej ate ne nje popull qe ne shumic,,,se dinte se kush ishte,,,nga vinte,,e le me te dinte se c´far i takonte ku po shkonte,,dhe per cka kishte nevoj,,,populli kishte arritur piken,,e hutimit total,,dhe donte buk uj,,me shum nuk kishte as ku ti gjente,,dhe as pse te mendonte se egziston apo ka egzistuar dikur edhe me shum.

ajo esht perjudha me fatkeqe e kombit shqiptar,,ne te cilen lidhet zinxhiri i gjitha problemeve tjera,,qe vazhdojn te na shoqrojn akoma sot e asaj dite,,dhe kam pershtypjen se do te na duhet te pakten edhe ky shekull per tu ber te vetedishem dhe te bindur,,se asnjeher sdo te kemi sukses nese nuk jemi te bashkuar rreth bindjes,,qe suksesi dhe mirqenja vjen kur te jemi vetvetja ,,ose sa me shum qe ti afrohemi vetvetes,,aq me sukses do kemi ne te gjitha fushat,, sa me origjinal aq me mir,,,si ne pritje si ne percjellje,,si ne sjellje,,si ne ushqim dhe si ne pije,,si ne gatim e si ne konkurenc,,,duhet te jemi sa me Shqip.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top