Nëse do të jesh i lumtur, ji i lumtur!

1-90-990x495.jpg

Frazë e bukur që i thotë të gjitha: lumturia është një zgjedhje, një akt vullneti, është mirënjohje që je gjallë dhe nuk pret që diçka ose dikush të vijë nga jashtë për të na dhënë lumturi.

Lumturia është një ndjenjë tashmë e pranishme tek ne, është një gjendje e qenies që kemi brenda, është një gjendje e vetëdijes që tashmë e posedojmë por që mendja nuk dëshiron ta shohë, pasi është e trazuar në ndjekje të problemeve të jashtme dhe të brendshme.

Brenda nesh ka gjithçka në dualitetin e saj, e mira dhe e keqja, dhe për këtë arsye edhe lumturia.

Kështu që mund të jemi të lumtur në momentin që duam. Dhe mund ta dëshirojmë atë. Prandaj lejojmë që të jemi të lumtur, vetëm nëse mund ta shohim jetën me sytë e zemrës dhe jo me ata të egos, nëse mund të zhytemi në misterin e ekzistencës dhe të pranojmë që gjithçka të ndodhë për një arsye, nëse nuk ndihemi vetëm dhe të braktisur në një fat të verbër, por nëse shohim se sa shumë na shoqëron fuqia e dashurisë.

Nuk ka asgjë që mund të na bëjë të lumtur, nëse nuk ndihemi mirë me veten, të ndiejmë se jemi mirë ashtu siç jemi, të japim një përqafim, një përkëdhelje, të jemi krenarë për veten dhe të lumtur që jemi me veten tonë.
Nëse duam të jemi të lumtur, mund të jemi të lumtur, tani, në këtë moment, pa ndonjë arsye, sepse nuk na duhen arsye për të qenë të lumtur, thjesht të jesh, të jesh gjallë, të jesh vetvetja, thjesht shiko gjithçka me sytë e dashurisë.

Dhe hape zemrën: aty del lumturia.



Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Metodo StudiAmo – D.ssa Lucia Goldoni, psikoterapeute
 
  • Më pëlqen
Reactions: D.
Ia tha, po kujt ia tha, thuaj ?
Shif kjo lumja dmth lumturia eahte shume proces natyral dhe zgjat pak. Nuk ka nevoje per shume studime sepse ndjehet dreqja km larg kur 1 person ka grimca lumturie nga menyra si flet si sillet si shkelqen pastaj kur iken ky moment kalon prap ne baze rutina e perditshme deri sa te gjej 1 lume te re. Lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top