Nëse blen një makinë, tjetrën e ke falas

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Nëse blen një makinë, tjetrën e ke falas


Shitësit e makinave të dëshpëruar nga kriza ekonomike kanë nisur një fushatë shitjesh të jashtëzakonshme.
Duke mos dashur të pësojnë humbje të mëdha kanë pranuar të keqen më të vogël. Këta shitës kanë parë si mënyrë të vetme për shpëtimin e biznesi të tyre dhurimin e makinave. Natyrisht nëse blen një makinë, tjetrën e ke falas. Me rënien e numrit të shitjeve, pronaret e salloneve të makinave kanë vendosur të praktikojnë një strategji tipike për supermarketeve, “Nëse blen një produkt, tjetrin e ke falas”. Ekspertë të industrisë në kompaninë AA e përshkruajnë ofertën si “Pothuajse të pabesueshme” dhe pranojnë se tregu i makinave është në krizë. Blerësi tani kanë mundësinë të kapin fluturimthi shansin për të blerë qindra makina të tipit Dodge Avenger SXT 2.4,me ndenjëse lëkure dhe rregullim automatik të klimatizatorit. Sekserët e tregut të makinave Dodge po i shkarkojnë makinat në një përpjekje të fundit, në sitin e makinave 'Broadspeed.com', për të realizuar shitjet. Për shkak të krizës ekonomike dhe zhvlerësimit të lekut Britanikët ndaluan së bleri makina dhe uebi “Broadspeed.com” zotohet të shesë pjesën e mbetur të makinave më një çmim dysheme. Zëdhënësja e kompanisë AA Vanessa Guyll thotë: “Për gjatë gjithë karrierës time 23-vjeçare në këtë industri nuk kam parë asgjë të ngjashme me këtë. ثshtë e pothuajse e pabesueshme”.“Një strategji e tillë mund të përdoret në supermarkete për pluhurin larës por kurrsesi me makinat” vazhdon ajo. “Shumë njerëz që merren më këtë industri do të shokohen me këtë strategji. Nuk ka dyshime se problemet në tregun e makinave janë të mëdha dhe kjo tregon se sekserët tani janë të detyruar të bëjnë oferta të jashtëzakonshme. Sekserët kanë shumë makina stok që nuk munden ti shesin dhe janë pregatitur të përballojnë një humbje të tillë” shprehet ajo.
Zhvlerësimi i lekut pati një ndikim të madh në tregun e makinave dhe tashmë është shumë e vështirë të marrësh një kredi, por është tamam koha për të blerë një makinë sigurisht nëse keni lekët. Menaxheri i Broadspeed.com Simon Empson tha se kriza në industrinë e makinave i ka deprimuar shumë shitës dhe ka bërë që ata të dëshpëruar të shesin makina nën kosto, edhe pse do tu duhet të përballen më humbje të mëdha.
Ai tha se për shitësit që kanë të drejtën e ekskluziviteti, të japin makina falas do të thotë se dikush, diku përgjatë linjë së prodhimit po humbet shumë. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë. Disa fabrika prodhimi kanë 5 deri na 6 muaj prodhim stok. Tregtia ë motorëve është përtej kufijve të dëshpërimit, është në krizë. Nuk ka dyshin se është koha e duhur për të blerë natyrisht nëse keni lekët. Në kemi sasi të mëdha makinash të disponueshme që besojmë se do të shiten brenda pak ditësh pasi kjo është një ofertë e mrekullueshme. Kjo është e mrekullueshme pasi një prind mund ti blejë një makinë fëmijës së tij dhe të fitojë një tjetër për vete.
/sot
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top