Nentori i Lavdise!

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Nentoret vijne e shkojne e bashke me ta edhe gjeneratat tona.
Te dashur forumiste ju kisha lute qe te shkruani per muajin me te lavdishem te historise sone,muajin nentor.

28 Nentori ky muaj qe mbi supet e veta mban:

28 nentor -Skenderbeu ngriti flamuri ne Kruje
28 nentor Shpallja e pavaresise se Shqiperise
28 nentor -Ditelindja e Adem Jasharit
28 nentor-Ditelindja e Ushtires اlirimtare te Kosoves

Emëruesi i pebashket:Bashkimi Kombetar

KRUJA-VLORA-PREKAZI


E kush me shume mund te flase sesa ky trekendesh?

Ku jemi ne si komb ne vigjile te 96 vjetorit te pavaresise se nje pjese te atdheut tone?
Cfare po bejme qe te realizohet amaneti i deshmoreve te kombit qe me gjakun e tyre u lag cdo cep i hartes se atdheut tone?
 
Para disa ditesh qe nje doktor shkence nga Greqia, mbajti nje ligjerate ne lidhje me politiken e jashtme te Greqise, marredheniet me shtetet fqinje etj etj... Nder te tjera dicka qe me beri pershtypje tha: Serbia duhet ta dij njehere e pergjithmone qe e ka humbur Kosoven! Nuk e kuptoj nese ishte realist, apo e beri sepse ishte ne mes te Kosoves, mirepo ai e tha sidoqofte. Me pas shtoi dhe dicka tjeter: "Ne Kosove, per disa dite me rradhe, ia kalova jashtezakonisht mire... Por sot pashe dicka qe me beri te ndihem keq! Shkova ne muzeun kombetar dhe pashe fotot e UCK-se dhe te luftes ne Kosove... Aty e kuptova se UCK ishte force mbrojtese e jo sic na ishte thene se eshte organizate terroriste... Deri ketu shume mire... Ne nje qoshe te nje dhome, pashe dicka qe me beri te mendoj... Pashe harten e "Shqiperise se Madhe"! Tani nuk e kuptoj nese shqiptaret duan integrim ne Europe apo duan krijimin e Shqiperise se Madhe?!"

Kur foli per marredheniet mes Greqise dhe Shqiperise, filluan pyetjet per tokat came, ndersa kur foli per harten e Shqiperise se Madhe, une e komentova ne kete menyre "Ti ke qene ne Muzeun Kombetar... Aty ka gjera nga e kaluara historike... Padyshim se dhe ajo harte ben pjese ne historine tone, pa cka trojet shqiptare u copetuan padrejtesisht!"


Ku jemi ne si komb ne vigjile te 96 vjetorit te pavaresise se nje pjese te atdheut tone?
Cfare po bejme qe te realizohet amaneti i deshmoreve te kombit qe me gjakun e tyre u lag cdo cep i hartes se atdheut tone?

Ku jemi ne si komb?

Vec tjerash, keto dite degjova qe zoti kryeminister i Kosoves ka thene qe nuk duhet ta festojme 28 Nentorin! E po, ky na perfaqeson ne! E zgjedhem me duart tona, e sot duhet t'i bindemi urdherave qe ai vetem se i interpreton. Ehhh te vuajtur si gjithmone...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top