Nëntëvjeçarja si me shaka dizenjon një... faqe interneti

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
New Dehli - Vajza gjeni nga India faqen e parë të internetit e ka dizenjuar kur ka qenë vetëm tetë vjeçe.
Kur ishte vetëm tetë vjeçe, indiania Sreelakshmi Suresh kishte dizenjuar faqen zyrtare të internetit të shkollës së saj. Një vit më pas, vajza e vogël është bërë drejtoresha më e re ekzekutive e një kompanie teknologjike në botë. Vajza thotë se dizenjimi i faqeve të internetit për të është "pasion dhe diçka që i është dedikuar tërësisht".

Sreelakshmi është anëtarja më e re e Shoqatës Amerikane të Dizenjuesve të internetit. Në dhomën e saj tanimë gjenden 26 shpërblime të ndryshme botërore.

"Shkolla jonë është e bekuar të ketë një vajzë si kjo në bankat e saj", thotë drejtori i shkollës në të cilën gjeniu i internetit vijon mësimet.

Talentin e vajzës, e cila ka dizajnuar mbi 10 faqe të internetit, e kanë njohur edhe kompanitë e mëdha të teknologjisë së informacionit.

"Qëkur kam qenë e vogël më kanë zgjuar interesimin kompjuteri dhe interneti. Babai im është dizenjues interneti prandaj ai më ka treguar bazat e dizenjimit që për mua ka qenë shumë interesante", thotë gjeniu e vogël.

*start*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top