Nenshtetesia e emigranteve ne Greqi, ja kushtet dhe kriteret

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Nenshtetesia e emigranteve, qeveria greke fillon zbatimi i procedurave Me ne fund qeveria greke po mban premtimin e dhene emigranteve gjate fushates elektorale lidhur me integrimin e tyre, duke ditur se kjo iniciative e Papandreut do te kishte edhe kosto politike. Reagimet e para nuk vonuan, ku opozita me ne krye Samara brenda nje kohe te shkurter, kishte mbledhur rreth 2 milione firma per te bere referendum popullor. Po kalimi i ligjit ne Parlamentin vendas per shtetesine, beri qe qeveria te fitoj perball ksenofobise se opozites, qe kishte deklaruar se kur te vinte ne pushtet do te shfuqizonte kete ligj.

Qarkorja

Ministria e brendshme u ka derguar qarkoren perkatese zyrave te sherbimit te prefekturave, ku u jep udhezime lidhur me zbatimin e ligjit 3838/24-03/2010, per dhenien e nenshtetesise femijeve te emigranteve, qe kane lindur ne Greqi, si edhe per ata femije qe kane krye te pakten gjashte vjet ne shkollat e sistemit e detyruar arsimor shteteror. Emigrantet qe mendojne se plotesojne kushtet duhet me pare te marrin formularet ne prefekture e me pas duhet ta dorezojne ate ne prefekturen ku banojne. Dhenia e shtetesise femijeve te emigranteve ka nje rendesi te madhe pasi fitojne te drejta sociale dhe politike qe sot u primohet prinderve te tyre. Nenshtetesia femijeve u jep te drejta politike qe te zgjedhin apo te zgjidhen ne votimet vendore dhe parlamentare.

Kjo gje u jep me shume te drejta ne krahasim me ata qe nuk fitojne nenshtetesine, por kjo nuk detyron njeri qe ta marre ate me zor,por gjithashtu jepet ne baze te kritereve te vendosura nga shteti grek. Sipas kesaj qarkore kushdo qe permbush kriteret mund te drejtohet ne prefekture pa humbur per te marre formularet perkates kundrejt nje tarife pagese per marrjen e nenshtetesise greke. Lidhur me kete qarkore Ministria e Brendshme ka theksuar se çdo gje eshte gati, me premtimin se do te respektohet afati (maksimal) prej 2,5 vjetesh qe ka ne dispozicion shteti per t’i dhene pergjigje kerkeses se aplikanti. Ne qarkoren e ministrise percaktohen qarte edhe dokumentat qe duhet te paraqesin aplikantet, ku dhe kjo u theksua edhe njehere nga vete ministri i Brendshem Ragusi ne takimin qe pati me 16 qershor me perfaqesues te komuniteteve te emigranteve.

Kushti

Por nje kusht i domosdoshem eshte qe prinderit e ketyre femijeve duhet qe te kene te pakten mbi pese vjet qendrim te ligjshem ne Greqi.

Dokumentat qe duhen te paraqesin

- Kerkese dhe deklarate regjistrimi ne regjistrin (dhimotologjio) e banoreve te bashkise te vendbanimit ku qendron ne menyre te perhershme familja.
- Certifikate lindjeje e femijes
- Certifikate martese e prinderve, ne qofte se e kane
- Fotokopje e legalizuar e totullit te vlefshem te qendrimit te prinderve
- Vertetim per kohen e qendrimit te ligjshem te prinderve ne Greqi, ku te vertetoje se kane te pakten pese vjet qendrim te ligjshem
- Fotokopje e legalizuar e pasaportes se prinderve
- Vertetim per banesen e prinderve
- Takse (paravolo) 100 euro qe paguhet ne sherbimin financiar te bashkise se vendbanimit.
- Vertetim per kohen e ndjekjes se shkolles nga drejtoria rajonale arsimore, per rastet ku aplikimi per marrjen e nenshtetesise behet mbi bazen e dispozites qe percakton se femija duhet te kete kryer me sukses te pakten gjashte klase te shkolles greke.
Femijet qe kane lindur ne Greqi nga prinder qe jetojne mbi 5 vjet te ligjshem mund ta marrin nenshtetesine mbas lindjes se tyre, pasi prinderit te bejne kerkesen brenda tre vjeteve te lindjes se femijes. Nenshtetesia greke do te merret ate dite ku prinderit te kene bere kerkesen pas tre vjetesh se lindjes se femijes. Ndersa ata prinder te cilet nuk kane mbi pese vjete leje qendrimi te ligjshem ne Greqi mund te bejne kerkese kur femija te kete mbushur moshen 18 vjeç.

Kushtet per te bere aplikimet

a) Kur femija mbush moshen 18 vjeç
Ndersa ata prinder te cilet nuk kane mbi pese vjet leje qendrimi te ligjshem ne Greqi mund te bejne kerkese kur femija te kete mbushur moshen 18 vjeç.

- Certifikata e lindjes (dhene nga bashkia)
- Fotokopje te vend banimit dhe lejes se qendrimit
- Fotokopje te pasaportes, apo dokument udhetimi te njohur nga organet e vendit
- Fotokopje te lejes se qendrimit te prinderve te dhene nga Prefektura , OAED, apo policia.
- Fotokopje te dokumentit te shtepise ku banon
- Faturen e pageses 100 euro nga bashkia
-
b) Kur femijet nuk kane lindur ne Greqi

Femijet qe nuk kane lindur ne Greqi por qe kane mbaruar arsimin gjashte vjeçar me prinder me qendrim te ligjshem ne kete vend marrin nenshtetesine ne kohen qe mbarojne arsimin gjashte vjeçar, ne qofte se kane bere kerkese prinderit e tyre.

Kushtet per te aplikim

- Kerkese e prinderve ne bashkine ku banojne
- Certifikate e lindjes
- Certifikate martese e prinderve ne qofte se e kane
- Deshmia ku verteton se ka ndjekur te pakten gjashte vite shkolle ne Greqi
- Fotokopje te lejes se qendrimit te prinderve
- Fotokopje te pasaportes te prinderve se bashku me origjinalin
- Fotokopje te shtepise ku banon
- Fatura e pageses se takses (paravoles) prej 100 euro
TO
 
Back
Top