Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Nenkampioni i botes "arratiset" ne Greqi

Nga Fatmir Popja
Nënkampioni i botës në peshëngritje, Gerald Toska, dhe 4 peshëngritës të tjerë largohen nga Shqipëria drejt Greqisë. Reagon trajneri Toska: Shteti nuk vlerësoi arritjet e tyre.

ELBASAN Eksodi i sportistëve shqiptarë është rishfaqur tronditës këtë verë. Madje, ai ka "ngrënë" jo pak, por gjysmën e sportistëve të elitës të ekipit të njohur të peshëngritjes shqiptare të "Shtërmenit" në rrethin e Elbasanit. Në pak ditë, ajka e këtij ekipi përfshirë dhe nënkampionin e botës, Gerald Toska, është "arratisur" përtej kufijve të vendit tonë, në kërkim të një mbështetjeje më të fuqishme për t'u ngjitur në majat e këtij sporti. Në një prononcim për televizionin "News 24" dhe "Gazeta Shqiptare", trajneri i ekipit të peshëngritjes "Shtërmeni", njëkohësisht edhe trajner i ekipit tonë përfaqësues të peshëngritjes për moshën deri në 17 vjeç, Leonard Toska, ka shpjeguar arsyet e këtij "eksodi" masiv. Sipas trajnerit Toska, largimi i peshëngritësve: Gerald Toska, Shkëlzen Tabaku, Arjan Lushi, Eglean Mema, Klisman Mema për në Greqi në mënyrë të organizuar, është shprehje e revoltës së tyre ndaj indiferencës që ka treguar Federata Shqiptare e Peshëngritjes dhe shteti shqiptar për rezultatet europiane të tyre vitet e fundit. Dy nga këta sportistë janë ngjitur në elitën botërore të peshëngritjes në garat e këtij viti. Gerald Toska mban titullin e nënkampionit të botës, ndërsa një tjetër peshëngritës i Shtërmenit është nënkampion i Europës. Ndërkohë që dy sportistë të tjerë të shkëlqyer dhe me mjaft perspektivë të Shtërmenit janë larguar disa kohë më parë për në Itali. Që nga kjo verë, ekipi i peshëngritjes "Shtërmeni" nuk do të ketë më në gjirin e tij jo pak, por plot shtatë sportistët më të mirë jo vetëm të tij por edhe të Shqipërisë. Ndërkaq, trajneri i tyre, Leonard Toska ndjehet shumë keq që e ka parë veten para faktit të kryer; atij të largimit të një grupi të madh sportistësh nga ekipi që krijoi e që e drejton pa u kursyer prej një kohe të gjatë. "Më ikën sportistët e mi më të mirë. Ata ikën kur arritëm të kemi një palestër moderne për të zhvilluar stërvitjen. Ndërsa u arrit kjo, Federata Shqiptare e Peshëngritjes dhe shteti i la ata pa u dhënë rrogat dhe u mbylli rrugën për të marrë pjesë në garat më të rëndësishme ndërkombëtare", - shprehet trajneri Leonard Toska. Sipas këtij të fundit, Federata Shqiptare u ka bllokuar dokumentacionin 5 sportistëve, që ata të mos bëhen pjesë e ekipeve europiane ku synojnë të aktivizohen. Mësohet se ekipi ynë përfaqësues i peshëngritjes për 17-vjeçarët, gjatë kësaj jave do të marrë pjesë në Kampionatin Europian të kësaj moshe, që do të zhvillohet në Kanë të Francës. Në përbërje të ekipit tonë janë sportistët: Xhenson Kryemadhi, i peshës 85 kg, Daniel Godelli i peshës 65 kg, Xhulio Proni, i peshës 77 kg dhe peshëngritësja Sherjana Ruçi, e peshës 53 kg. Këta sportistë, sipas trajnerëve Leonard Toska dhe Ali Lundraxhiu, synojnë që të gjithë të fitojnë medalje ari në peshat në të cilat do të konkurrojnë. Në këtë kampionat europian marrin pjesë 44 shtete me përjashtim të Bullgarisë e Greqisë, të cilat janë të skualifikuara pasi sportistët e tyre kanë dalë pozitiv në kontrollin antidoping.

(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)

__________________
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back