Nënë, na merr në shtëpi dhe kurrë nuk do kërkoj ushqim!

Love

βeℓℓe â๓e
“Huffington Post” ka botuar një histori shumë të dhimbshme, që ka ndodhur në Greqi.

75652.jpg


Reportazhi flet për një nënë, e cila u detyrua të linte fëmijët e saj në një konvikt në Kalithea, për shkak se nuk mundej të kujdesej për mirëqënien e tyre.

Historia të prek zemrën, teksa tregon se vajza e vogël me lot në sy i përgjërohet nënës ta marrë në shtëpi.

"Zemër, nuk kemi për të ngrënë në shtëpi", i përgjigjet nëna.

Por fëmija vazhdon t’i lutet duke thënë fjalët më të dhimbshme, që një nënë nuk do të donte t'i dëgjonte kurrë: “Mami, të lutem na merr në shtëpi dhe nuk do të kërkoj ushqim përsëri! Të premtoj!”.

Nëna largohet me lot në sy. Ka qenë e detyruar të lërë fëmijët e saj në një shkollë me konvikt, për t'iu dhënë atë që vetë nuk mundet; strehim dhe ushqim.

Kjo është një nga shumë histori të ngjashme në Greqinë e krizës. "Fenomeni i kequshqyerjes është një realitet në Greqi, që nga fillimi i krizës së borxhit në vitin 2010, që detyron një numër në rritje njerëzish të luftojnë përditë për bukën e gojës”, shkruan revista.

Sipas UNICEF, më shumë se 600 000 fëmijë në Greqi janë të kequshqyer dhe jetojnë nën vijën e varfërisë.
Balkanweb
 
Histori e trishtueshme, “nënë na merr në shtëpi, kurrë nuk do të kërkoj ushqim”

“Huffington Post” në një numër të sajin ka treguar një histori të dhimbshme, ku një nënë në Greqi për shkak të krizës financiare është detyruar t’i braktisë fëmijët e saj.

Reportazhi tregon sesi nëna u detyrua të linte fëmijët e saj në një çerdhe në Kalithea, për shkak se nuk mundej të kujdesej për mirëqenien e tyre.

Historia të prek zemrën, teksa tregon se vajza e vogël me lot në sy i përgjërohet nënës ta marrë në shtëpi. "E dashur, nuk kemi për të ngrënë në shtëpi", i përgjigjet nëna.

Fëmija me shumë seriozitet i premton nënës që nuk do ta mërzitë kur dhe asnjëhërë nuk do të jetë i uritur, dhe asnjhere nuk do t’i kërkojë ushqim.

Fëmija vazhdon t’i lutet të mamasë, duke përsëritur fjalët më të dhimbshme, që një nënë nuk do të donte t'i dëgjonte kurrë: “Mami, të lutem na merr në shtëpi dhe nuk do të kërkoj ushqim përsëri! Të premtoj!”.

Nëna pasi qëndroi për pak kohë në çerdhe, ku mori në krahë dhe luajti më tre fëmijët e saj, dy vajza dhe një djalë, ajo është larguara me lot në sy.

Nëna ka qenë e detyruar të lërë fëmijët e saj në një shkollë me konvikt, për t'iu dhënë atë që vetë nuk mundet; strehim dhe ushqim.

Kjo është një nga shumë histori të ngjashme në Greqinë e krizës. "Fenomeni i kequshqyerjes është një realitet në Greqi, që nga fillimi i krizës së borxhit në vitin 2010, që detyron një numër në rritje njerëzish të luftojnë përditë për bukën e gojës”, shkruan revista.

Sipas UNICEF, më shumë se 600 000 fëmijë në Greqi janë të kequshqyer dhe jetojnë nën vijën e varfërisë.

/Shekulli
 
Titulli: Histori e trishtueshme, “nënë na merr në shtëpi, kurrë nuk do të kërkoj ushq

Hera e disat qe kjo dreq historie me perlot zemren..:(
Jan copeza tashme te jetes ne Greqi keto trishtime njerzore..
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top