Nënat me fëmijë plaken 11 vjet më përpara

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Nënat me fëmijë plaken 11 vjet më përpara

2285454_molecole_invecchiamento.jpg

Pasja e fëmijëve iu kushton nënave 11 vjet jetë. Sipas një studimi amerikan, fakti i të bërit nënë sjell shkurtimin e telomerëve tek një gruaje me rreth 4.2%. Këto janë “kapele” që rrethojnë pjesën e terminalit të kromozomit dhe e mbrojnë atë nga përkeqësimi.

Telomeret janë segmente të specializuara të materialit gjenetik që veprojnë si mbrojtëse në fund të çdo fije të ADN-së, për të parandaluar shthurjen e saj. Por telomeret shkurtohen natyrshëm me kalimin e kohës dhe kjo shkakton plakje.
Efekti i fëmijëve në shkurtimin e telomere është më i madh se ai i pirjes së duhanit dhe i trashjes, i treguar në studime të tjera.

Anna Pollack e Universitetit George Mason, autore e studimit të publikuar në ‘Riprodhimi Njeriut “, tha se është befasuar nga rezultatet. Studiuesit mendojnë se kjo është e lidhur me stresin e rritjes së fëmijëve.

“Nuk po iu themi grave që të mos kenë fëmijë,” shpjegon studiuesja në Daily Mail. Ekipi i Universitetit George Mason analizoi 1,505 gra të moshës nga 20 deri në 44 vjeç në një studim kombëtar nga viti 1999 deri në vitin 2002. 444 prej femrave nuk kishin fëmijë dhe analizat treguan se ato ishin 11 vjet më të reja se nënat.

Përktheu gazeta Shqip Online
 
Qa studimesh aman.

Une degjova se kush lind pas moshes 40 vjec ka gjasa te medha te rroje mbi 90 vjec.
 
Qa studimesh aman.

Une degjova se kush lind pas moshes 40 vjec ka gjasa te medha te rroje mbi 90 vjec.

Edhe une e kam degjuar kete , qe nese ben nje femije ne ate moshe rigjenerohesh e tera :P por shancet me bo femije me probleme jane teper te larta....
Kshuqe bejini me moshe me mire lol
 
Une e di sa me sh te besh aq me e re dukesh. Thone qe lindja e femive i ben mire trupit, ama se di a ka te njejtin efekt tek truri :P
 
Une e di sa me sh te besh aq me e re dukesh. Thone qe lindja e femive i ben mire trupit, ama se di a ka te njejtin efekt tek truri :P

Ktu ja fute kot....prandaj gjyshet tona benin shume e dukeshin plaka qe 30 vjece lol
 
lol

fol per gjyshen tate mi, e imja 85 vjec nderroi jete ama i shkelqente fytyra :D

Zoti e meshirofte!
 
Jo vetem plaken,por ne studimet e fundit ne Angli qe jane bere eshte vertetuar qe femrat qe jane nena te perkushtuara,dhe qe rrisin femije te sukseseshem ne jete.
Truri i tyre kalonte nje strese te skajshem qe pasohej here pas here me forma te lehta depresive,ankthi e shqetesimi ,ne krahasim me ato nena qe femijet ua rrisin apo perkujdesin te aferimit,te punsuarit ose qe thjesht se vrasin shume trurin qe te impenjojne shume veten ne perkujdesjen e se tyre.
Kshu kshuuu,cdo gje e ka nje kosto,kjo sdo diskutim.
 
Adoptoni beba :)

Dhe po e adoptove,te njejtin perkujdesje don.
Nese ti do jesh prindi i ti/saj.
Prind ste bene ana biologjike,apo adaptive,por pergjegjesia dhe perkujdesja e duhur ndaj femijes.
Prind eshte nje fjale shume e rende ne pergjegjesi.
Per kush ka sensin e ndegjegjesimit dhe te pergjegjesis,mendoj une.
Te rrisesh nje jete te shendetshme nuk eshte shaka,apo ajde pime nje gote tekila e te marrim energji. Ehh.
 
lol

fol per gjyshen tate mi, e imja 85 vjec nderroi jete ama i shkelqente fytyra :D

Zoti e meshirofte!

Paska qene seksi gjyshja jote lol
Nga te miat njeren se njoha hic se iku me pushime pa ardh une ne jete, tjetra pavaresisht qe ishte kadene.....plak ishte o shoqe lol
 
E kam një fakt shumë të paqartë këtu. ثshtë një fëmijë 11 vjet apo shumë fëmijë, sepse një llogari e thjesht, i bie që po bëri një grua në moshën 20 vjeçare 5 fëmijë, i bie me automatizëm të moshohet për 55 vjet.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top