Tuana
Nada é por acaso!
Bratisllavë, 2 maj – Për sllovakët evropiania më e madhe e të gjitha kohëve do të ishte Nëna Terezë, ndërsa pas saj do të vinin Nikolla Teslla dhe Leonardo da Vinçi, ka treguar një anketë e mediave sllovake me rastin e 9-vjetorit të anëtarësimit të Sllovakisë në Bashkimin Evropian.
Lexuesit e portalit Topky.sk, transmetoi qik-u, votat e tyre ua kanë dhënë personaliteteve të mëdha evropiane dhe botërore të shkencës dhe kulturës. Në mesin e tyre janë, veç tjerëve, filozofi antik Aristoteli, shkencëtarët اarlls Darvin dhe Albert Ajshtajn apo kompozitori Volfgang Amadeus Mocart.
Më së shumti vota të sllovakëve të zakonshëm ka marrë Nëna Terezë, menjëherë pas saj, Nikolla Teslla./kh/