Nëna që shet virgjërinë e vajzave të saj

Love

βeℓℓe â๓e
Një nënë kolumbiane është arrestuar me akuzën se ka shitur virgjërinë e 12 vajzave të saj për 150 euro. 45-vjeçarja Margarita de Jesus Zapata Moreno është ndaluar nga policia në Bogota në fillim të kësaj jave pasi njëra prej vajzave e denoncoi në polici.

kolumbi-nena.jpg


16-vjeçarja është shtatzënë dhe nëna e ka urdhëruar të abortojë fëmijën që pret me një 51-vjeçar, i arrestuar edhe ai nga policia.

Margarita shiste virgjërinë e vajzave të saj sapo mbushnin 12 vjeç e më pas i detyronte të punonin si prostituta.

“ثshtë shumë e rëndë ajo që ka bërë kjo nënë. Kontaktonte burra në moshë dhe i ofronte atyre vajza minorene”
, thotë shefi i policisë Carlos Melendez.

Nëse shpallet fajtore, 45-vjeçarja rrezikon 10 vite burg, ndërsa dy fëmijët e tjerë të saj, një djalë 11-vjeçar dhe një vajzë 9-vjeçare, janë nën kujdesin e shërbimeve sociale.
Top Channel
 
Titulli: Nëna që shet virgjërinë e vajzave të saj

Nga nena prostitute (qe duhet te jete edukatore e femijeve te saj), nuk mund te presesh asgje me mire se vajza qe punojne prostituta...Dardha nen dardhe bie...
 
Titulli: Nëna që shet virgjërinë e vajzave të saj

10 vjet burg....edhe 100 smjaftojn per nje monster te tille...Mallkuar qofshin njerzit e ketille,qe i shkaterrojn femijet,ende pa mos pas shanse te njohin boten ndryshe...vecse te erret
 
Titulli: Nëna që shet virgjërinë e vajzave të saj

Te arrij nje nene ne pik te tille eshte skandaloze dhe nje nen kriminele
 
Back
Top