Arfenilla
Themelues i Forumit
Nëna nga Florida, Courtney Baker priste një shtatzëni të lehtë kur kuptoi se ajo do të bëhej nënë për herë të tretë.
“Dy shtatzënitë e mia të para ishin shumë të lehta, e prisja edhe të tretën njejtë” ka thënë ajo për CNN, transmeton Klan Kosova.
Por disa javë më vonë, ajo e kuptoi se foshnja e saj është diagnostifikuar me sindromin Down.
Mjeku i sugjeroi të abortonte duke i treguar se jeta do të jetë e vështirë për të, me një fëmijë “me aftësi të kufizuara”, por sot vajza e saj, Emersyn Faith është 15 muajshe.
Kjo pasi Baker vendosi që të vazhdojë shtatzëninë e saj pavarësisht diagnozës së foshnjës së saj, transmeton Klan Kosova.
Nëna e re shkroi një letër prekëse, për t’i treguar doktorit të saj se ishte shumë e lumtur që nuk e kishte marrë parasysh këshillën e tij, për të mos e lindur vajzën.
Ajo kishte treguar për CNN se ajo kishte shumë pak informacione e aq më pak mbështetje për të mbajtur foshnjen e saj pavarësisht të gjithave.
“Ne nuk e kishim idenë se çfarë do të bënim”, ka thënë ajo.
Por ajo ka treguar se ajo dhe bashkëshorti i saj i kanë thënë mjekut se nuk ka opsione të tjera pos mbajtjes së foshnjës dhe vazhdimit të shtatzënisë së saj.
LETRA
Nuk jam e zemëruar, as e hidhëruar, jam thjesht e mërzitur. Në vend se ju të na mbështesni dhe të më inkurajoni, ju më sugjeruat që unë të abortoja fëmijën tim. Unë ua tregova juve emrin e saj dhe ju më pyetët sërish nëse unë po e kuptoja se çfarë jete më priste me një fëmijë me sindromin Down.
Emersyn jo vetëm e pasuroi cilësinë e jetës sonë, por ajo ka prekur edhe zemrat e mijëra personave. Ajo na hapi sytë për të parë bukurinë e vërtetë dhe dashurinë e pastër.
Ju nuk më thatë të vërtetën, vajza ime është perfekte.
Lutem që asnjë nënë të mos e kalojë atë që kam përjetuar unë. Lutem që edhe ju të shikoni bukurinë dhe dashurinë e pastër në çdo ekografi që shikoni.
Unë lutem që herën tjetër që do të shikoni një fëmijë të prekur nga sindromi Down në barkun e një nëne, ta shikoni atë në sy e të më kujtoni mua, duke pëshpëritur “Fëmija jua është perfekt”.
Baker ka thënë se nuk e din nëse mjeku i saj e ka pranuar letrën por ajo ka vendosur që këtë letër ta ndajë në rrjete sociale, në mënyrë që të gjithë të pranojnë dhe të duan fëmijët e tyre, pavarësisht të gjithave./klankosova.tv