Nëna në FB, foshnja i mbytet në banjo. Rrezikon burgun
Një nënë 23 vjeçare rrezikun të dënohet me burg pasi policia po heton nëse ajo po kontrollonte Facebook-un në kohën kur fëmija i saj gjashtëmujor u mbyt në banjë.
Kayla Lynton, nënë e dy fëmijëve u arrestua në Tel Aviv dhe policia po ekzaminon telefonin e saj dhe kërkon aktivitetin e saj në hapësirën kohore prej 10 minutash, kur Naomi u mbyt.
Foshnja Naomi u dërgua me shpejtësi në spital në korrik, por vdiq pas një jave në koma, raporton Mirror.
Zonja Lynton, e cila është e martuar me punonjësin britanik të rekrutimit, Ilan Lynton, pret të dëgjojë nëse ajo do të paditet dhe thuhet se është ‘e shkatërruar’.
“Policia po shqyrton nëse ajo po luante në mediat sociale kur ajo duhet të kishte kujdes për vajzën e saj”, tha një burim për gazetën.
“Ajo është dukshëm e shkatërruar dhe tani ajo duhet të merret edhe me një dënim të mundshëm”.
Avokati i saj, Ofer Bartal, tha se ajo u përpoq të ringjallte vajzën e saj gjashtëmujore dhe ata tani janë duke pritur për të dëgjuar nëse policia e Tel Aviv do ta padisë atë. Ai shpjegoi se vepra më e rëndë potenciale që mund të akuzohej mund të vijë me një dënim prej 9 viteve burg.
(gazeta-Shqip.com)