Nëna masakron me thikë përdhunuesit e vajzës

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Nëna masakron me thikë përdhunuesit e vajzës

1507623285afrike.jpg


Një prokuror në Afrikën e Jugut pushoi të gjitha akuzat për një 56-vjeçare, autore të vrasjes me thikë të një të riu dhe plagosjes së rëndë të dy të tjerëve.

Tërheqja mbërriti pas reagimit publik, që kërkoi shpalljen e pafajshme të 56-vjeçares, nënë e një vajze adoleshente.

Gruaja, emri i së cilës nuk publikohet vrapoi me thikën e kuzhinës për më shumë se 3 kilometra pasi u sinjalizua se vajza e saj po përdhunohej nga tre persona.

Me të arritur atje, ajo nisi të godasë me thikë tre agresorët. Nga plagët e marra, njëri prej tyre gjeti vdekjen në vend, ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë.

Policia arrestoi 56-vjeçaren me akuzën e vrasjes dhe plagosjes. Por ky veprim nxiti reagimin e publikut që kërkoi lirimin e menjëhershëm të saj. Prokuroria u tërhoq me argumentimin se “ishte thuajse e pamundur që t’i mbushte mendjen gjykatës për ta dënuar atë”.

Ndërkohë, dy të mbijetuarit e tërbimit të nënës 56-vjeçare do të dalin në gjyq me akuzën e përdhunimit.


/ Top Channel
 
eh po nuk thone kot: si hyn ne mal, ashtu edhe del prej tij.

kur kan fillu kete gje (neg.), kuptohet ashtu ju del edhe rezultati.
 
Do ishte vertete fakt pozitiv nese prokuroria dhe gjykata jone te merre si te mirfillte reagimin e gjykates ne fjale pasi perdhunimi i femres ne pergjithesi eshte krimi me i rendomte qe mund te egzistoj, akoma me keq kur behet fjale per minorene apo te mitur.

Degjova para pak ditesh qe ne itali nje burre kishte tentuar te perdhunonte nje 6 vjecare,, si eshte e mundur qe nje qenje njerezore te arrij deri ne kaq mizori apo sdi c emer ti ve?!

NJe karrige elektrike per keta lloj kafshesh sdo ishte keq.
 
Mu kujtua nje liber qe pata lexuar ne lidhje me kete,dhe si permbajtje kishte te bente me nje femer Shqiptare,,,andej nga nje fshat malesor s'mbaj mend sakte ku se ka vite..por qe kesaj nene ju shit goca,per transpalnt organesh nga i shoqi,pra i jati i vajzes...dhe mbas disa vitesh qe ajo e dinte te humbur e meson te verteten dhe vihet ne kerkim te njerezve te cilet kishin blere gocen e saj,pasi i hakmerret burrit sigurisht...ajo shkon ne itali,behet prostitute,shet trupin e saj per te ardhur ne kontakt dhe me afer me dhunuesit e vajzes se saj....si perfundim i vret dhe gjen te bijen....Kjo e bazuar ne nje histori te vertete....

Mos na rente per fat thuj se femra jemi vete e goca do bejme neser pasneser....Me ben pershtypje vec qe ka ndodhur ne Afrike,jo aq perdhunimi por vendimi i gjykates ne fjale..!
 
Zotëri I nderuar libri në fjalë që them është treguar nga vetë personi që e ka vuajtur këtë situatë. Biles mbaj mend ku shenohej së vetem emrat e autorëve ishin ndryshuar për arsye mese të kuptueshme besoj. ... Gjithsesi libri në fjalë si skenar është bëre e film gjithashtu ku sigurisht përmendej që historia bazohej në ndodhira të vërteta . ..

Sa për përrallat j'ua kam lene juve,meqe kshu ngushelloni sado pak veten!
 
Taken 4 South Africa edition.

Sa per te thene nja dy fjale, e para prokuroria terhiqet dhe nuk ben veprimet por nuk mund te le nje person qe vret dike pa arsyetim, duke thene "lagja tha mbrojti veten ose gocen ne kete rast" sepse keshtu krijon nje precedent te pa imagjinushem per gjithe njerezmin sepse jeta nuk eshte film.
E dyta kjo mamaja nga ana e raptusit ka bere "mire", por cilat ishin rrethanat qe vajza gjendesh atje? Kush e lajmeroje? Ai qe e lajmeroje sbente dot gje?
Se flasim pas ndodhise ne, si puna e ketyre bishave qe marrin spaten e bam kokes, pastaj pendohen sdoja ta vrisja.
E themi te gjithe da vrisja da prisja, por ajo qe na dallon nga kafshet eshte arsyeja. Cogito ergo sum
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top