Nëna hedh vajzën nga dritarja, gjyshi e pret

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
spanje-pallat.jpg
Një vajzë 18-muajshe është hedhur nga dritarja e një apartamenti në Leon të Spanjës nga nëna e saj histerike, por ka shpëtuar për mrekulli pasi fatmirësisht vogëlushen e ka pritur poshtë gjyshi i saj që po kalonte fare rastësisht.

Fqinjët tregojnë se nëna 27-vjeçare humbi krejtësisht kontrollin duke flakur jashtë fëmijën nga një lartësi prej 4 metrash. Gjyshi e kuptoi se çfarë po ndodhte dhe u afrua me nxitim pikërisht në momentin që vajza e tij hodhi mbesën, duke arritur të shmangte përplasjen e të voglës me tokën.

“Nuk e di pse e bëri këtë gjë. Thjesht dëgjova ulërima nga shtëpia. Nuk e kuptoj sepse ajo gjithmonë ka pasur një jetë normale”, shprehet një fqinj për ‘Diario de Leon’ në lidhje me ngjarjen e ndodhur javën e kaluar.

Gruaja është arrestuar për abuzim me të miturën dhe po verifikohet gjendja e saj mendore./tch
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top