Nëna gënjështare!

Kresha

A pretty face can never trick me
Nëna gënjështare!
Një njeriut i kishte vdekur bashkëshortja. Atij i kishte mbetur një fëmijë i vogël, fëmijë bonjakë.
Kjo e kishte detyruar që të martohej për herë të dytë dhe pas një kohe, Babi e thërret djalin e tij dhe fillon që të bisedojë.
Mes shumë gjërash që kishin folur, Babi po e pyeste djalin e tij rreth dallimit në mes të nënës së parë dhe të dytë...?
Fëmija, me lot në sy dhe me sinqeritet të plotë, i tha: Nëna e dytë është e sinqertë ndërsa nëna e parë ishte gënjështare!
Babai u habit teje mase nga kjo përgjigje dhe për këtë i kërkojë djalit të tij që t'ia sqaronte këtë gjë...?
Djali i tha: Nëna e parë kur më thoshte diçka nuk e mbante fjalën. Ajo çdoherë më thoshte se nëse vonohem duke luajtur me fëmijët e lagjes nuk do më jipet ushqim. Pra, e përdorte këtë për të më frikësuar por kurrë nuk e mbante fjalën.
Sa herë që unë vonohesh, ajo më priste krah hapur. Assesi nuk mund të qetësohej derisa unë nuk ushqehesha. E shpeshherë dilte deri në fund të lagjes për të më sjellë ushqimin.
Ushqim çdoherë ma jepte me shumë përqafime dhe ledhatime edhe pse më thoshte se nëse zhlyej rrobat nuk do më fuste brenda. Ajo, jo vetëm që më fuste në shtëpi por, më fuste në thellësinë e zemrës dhe të shpirtit të saj.
E ndërsa nëna e dytë sa herë që më qorton e mban fjalën e saj. Prandaj, Babi im, unë ka dy ditë pa ngrënë ngase kam mbetur vonë duke lozur me shokët e mi...
Kështu, mes lotësh dhe vajit, fëmija ia sqarojë babait të tij dallimin në mes të nënës së sinqertë dhe asaj gënjështare...

download (1).png
 
Ka nena e nena e njerka e njerka
Cdo gje varet nga njeriu mendoj e aspak nga emertimi
 
Besoj kishte nje kuptim me te thelle... te lidhur me gjakun.
Qe askush smund ta zevendesoje nenen... sado ajo mund te ket qen 'e ashper apo e eger'
 
Besoj kishte nje kuptim me te thelle... te lidhur me gjakun.
Qe askush smund ta zevendesoje nenen... sado ajo mund te ket qen 'e ashper apo e eger'
Nene ishte e ajo rusja qe e hodhi femiun 3 vjec nga ballkoni
Thellesine e kuptoj por sepse ka gjithnje nje sepse , ajo qe thashe heren e pare
Kam pare njerka qe i kane dashur femijet me shume se biologjiket e tyre.
 
Nene ishte e ajo rusja qe e hodhi femiun 3 vjec nga ballkoni
Thellesine e kuptoj por sepse ka gjithnje nje sepse , ajo qe thashe heren e pare
Kam pare njerka qe i kane dashur femijet me shume se biologjiket e tyre.

Nene e semure
Te besh nje xhest te tille... do te thot qe je larg e te qenit njeri... e jo mo te kesh pergjegjesi per nje krijes te pafajshme
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top