Arfenilla
Themelues i Forumit
Një nëna nga qyteti i Beratit në Shqipëri, ka detyruar vajzën e saj 15 vjeç që të martohet me një djalë 33 vjeç.
E mitura ka refuzuar që të lidhë martesën me djalin shumë herë më të madh se ajo.
Pavarësisht kësaj, nëna me inicialet A.B., 38-vjeçe nuk i ka respektuar dëshirat e të miturës, duke e shtrënguar vajzën për martesë.
Si pasojë e kësaj vajza i është drejtuar policisë për ndihmë. Menjëherë pas marrjes së kallëzimi policia nisi procedim penal në gjendje të lirë ndaj nënës dhe familjarëve të tjerë si; A.B, 18 vjeç dhe S.B, 20 vjeç, banues në Berat, raportojnë mediat shqiptare.
Procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetases A.B filloi pasi ka shtrënguar për martesë vajzën e saj me shtetasin B.Z si dhe ka prishur qetësinë publike.
Procedim ka nisur edhe ndaj kandidatit për dhëndër, shtetasit B.Z, 33 vjeç, banues në Berat. Materialet i kalojnë Prokurorisë Berat për veprat penale “Shtrëngimi ose pengimi për të bashkëjetuar ose për të zgjidhur martesë” dhe “Prishja e qetësisë publike”.B expres