Nëna e Bleona Matës:E kanë parë ne Angli,vajza u shit ..

Guest2

Antarë i Respektuar
Bukurie Mata, e ëma e Bleonës, e cila dje mbushi gjashtë vite e zhdukur, tregon se vajza e saj e vetme për herë të fundit është parë në një restorant në Angli. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, ajo rrëfen se personi që ka parë Bleonën është polici i sigurisë së restorantit, një emigrant shqiptar. “Për këtë fakt kam edhe foto”, thotë Bukuria. Gjithashtu, ajo rrëfen se para dy muajsh, njëra prej 5 vajzave që Bleona ishte shoqëruar ditën e ngjarjes, i ka pohuar se “vajzën ia ka shitur Qamilja”. Bleona Mata u zhduk në mënyrë misterioze pasditen e 22 majit të 2010- ës (në atë kohë 6 vjeçe), teksa kulloste bagëtitë në malin e fshatit Zapod të Kukësit së bashku me 5 vajza, të afërme të saj.

Zonja Bukurie, vajza juaj Bleona sot (dje) bën gjashtë vite që është zhdukur dhe nuk ka asnjë gjurmë të saj. Me kë keni kontaktuar për të ditur se ku kanë arritur hetimet?

Kam biseduar me drejtorin e Policisë së Kukësit, me prokurorë, ndërsa në Tiranë kam biseduar edhe me hetues te Krimet e Rënda. اështja e Bleonës ka mbërritur deri në Parlament e në mbarë botën dhe ende nuk po gjendet vajza ime. Unë akoma nuk po e besoj dot se në çfarë vendi po jetojmë ne, pasi vajza ime vazhdon të jetë e zhdukur dhe 5 vajzat e tjera po vijojnë të jenë ende të lira, kur ato janë kriminele për zhdukjen e Bleonës.

Hetuesit më thonë jemi në kërkim, nuk e mbyllim çështjen e Bleonës. Ke biseduar me këto vajza gjatë kësaj kohe?

Kam biseduar me ish-kunatën time. Para dy muajsh kam takuar edhe Rudinën dhe i kam thënë “turp çfarë keni bërë me Bleonën”. Ajo më tha se nuk dinte se çfarë ishte bërë me Bleonën, sepse atë e kishte marrë Qamilja dhe e kishte shitur. Sipas saj, personi i fundit që e shoqëronte Bleonën është Qamilja (mbesa e ish-vjehrrit tim). Personi që e mori në qendër të fshatit është Qamilja. Ajo e di se ku është vajza ime, ndërsa shteti ka rënë në gjumë. Nesër (sot) vajza ime hyn në vitin e shtatë që është zhdukur dhe nuk kam më asnjë dritë jeshile se ku ta kërkoj.

Ju vetë deri ku e keni kërkuar në rrugë private?

Unë me forcat e mia dhe në rrugë private kam qenë deri në Amerikë. Në atë kohë ka qenë emisioni “Njerëz të Humbur”, që kishte marrë vesh se ishte birësuar një fëmijë në Amerikë. Por fëmija i birësuar nuk ishte fare shqiptar dhe nuk kishte asnjë ngjashmëri me vajzën time, sepse e pashë edhe vetë me sytë e mi. Kam qenë edhe në Greqi, në Gjermani, në Budapest, në Francë, në Kosovë, në Maqedoni dhe asnjë shenjë e saj. Gjithmonë kam menduar se mos dikush e ka marrë dhe e ka regjistruar në ndonjë shkollë dhe mund ta gjeja nëpër bankat e shkollës. Po hetues të huaj ju kanë dhënë mbështetje për gjetjen e vajzës? Po, më kanë dhënë. Një herë Bleona është parë në një restorant në Angli në shoqërinë e dy femrave dhe kishte blerë një çokollatë. Kjo gjë është kapur edhe nga kamerat e restorantit. Kam foto për këtë fakt.
NOA.al
 
Titulli: Nëna e Bleona Matës:E kanë parë ne Angli,vajza u shit ..

Ajo edhe gjeni te kishte qene sdo ishte kaq mister
 
Ka ndonje update nga kjo ngjarja ? Apo ka ngelur Pezull akoma .
 
Boboo ca tragjedie perjetoi dhe kjo e gjora.E mbaj mend qe nga depresioni akuzonte gjithe sojin e burrit,biles dhe kte te fundit nuk e kurseu.
Te lexosh statistikat e femijeve qe humbasin cdo dite ne bote,eshte tmerr.
 
Perderisa jetonte mes tyre eshte edhe natyrale ky lloj akuzimi… dhe me shume mundesi k’to edhe ja kane grabitur dhe kurdisur .
 
Perderisa jetonte mes tyre eshte edhe natyrale ky lloj akuzimi… dhe me shume mundesi k’to edhe ja kane grabitur dhe kurdisur .
Jo jo Zana nuk besoj.Them se ajo ra pre e trafikanteve nderkombetare te femijeve.Eshte nami po te them,sidomos ne zonat e luftes dhe ne vendet e botes se trete.
 
Jo jo Zana nuk besoj.Them se ajo ra pre e trafikanteve nderkombetare te femijeve.Eshte nami po te them,sidomos ne zonat e luftes dhe ne vendet e botes se trete.
Ne zonat e thella nuk ka shanse qe te hyje apo te afrohet nje i huaj /jashtem … pa nje dore te brendshme .

Sepse nuk e njohin as terrenin dhe as njerezit .
 
Ne zonat e thella nuk ka shanse qe te hyje apo te afrohet nje i huaj /jashtem … pa nje dore te brendshme .

Sepse nuk e njohin as terrenin dhe as njerezit .
Ata qe i hyjne asaj valle,dine mire si ta luajne,duhet te luhen miliona per kto muhabete.Nuk jane hajdute pulash.
E kemi cekur kte teme dhe nga forumi matanë ne mban mend,aty ku jeton ti,ne nje hark kohor prej 3 muajsh,humben 8 mije femije qe nuk u gjeten kurre.Google it.
 
Ndryshon situata k’tu me ne fshatrat e thella ne Albania …. K’to dikush i ka informuar dhe ndihmuar per ta marre k’te vogelushe ( ose me pak fjale eshte shitur nga nje dore e brendshme ) se nderkombetari eshte e pamundur and out of the map …qe te piketoje nje 6 vjecare mes maleve te Shqiperise dhe ne oborrin/ shtepine e saj .
 
Po ne kto zona te zhdukin lopen 500 kile nga ahuri e s'lehin as qente,jo me nje femije te vogel te brishte.Pak a shume si historia e Madelein qe iu humbi prinderve sy me sy ne Portugali.
 
Po ne kto zona te zhdukin lopen 500 kile nga ahuri e s'lehin as qente,jo me nje femije te vogel te brishte.Pak a shume si historia e Madelein qe iu humbi prinderve sy me sy ne Portugali.

Ta zhdukin posi … por po them qe pothuajse gjithmone ne raste te tilla ka dore edhe nje i brendshem.

Ndersa rasti I Madelines humbi ne pushime dhe prinderit e kishin lene edhe vetem ne gjume / dhome .

Ps : Johnny , i forumit tjeter je ti ?
 
Po pra Zanë,i Ollgës se Theodhosit qe rri prapa Metropolisë ne Korce🤣
 
Po pra Zanë,i Ollgës se Theodhosit qe rri prapa Metropolisë ne Korce🤣
Wow Po c’ne k’tej ti mo ? 😆
Apo thyeve ndonje gjysem zemre andej : p
 
Ma thyen,cope e çike ma bene😔Ika naten,ashtu zbathur dhe me breçka,per te mos u kthyer kurre😏🤣
Mire ke bere …. Se andej si shume te uritur kshuqe edhe rreziku eshte me i larte 😆
 
Mire ke bere …. Se andej si shume te uritur kshuqe edhe rreziku eshte me i larte 😆
Nuk ishte forum,por nje Tinder alla shqiptar i kamufluar😁

Ne fakt po mundohem te shkeputem fare nga virtuali,po ja qe s'e paskam te lehte
 
Nuk ishte forum,por nje Tinder alla shqiptar i kamufluar😁

Ne fakt po mundohem te shkeputem fare nga virtuali,po ja qe s'e paskam te lehte
Ju iku koha dhe ju doli boja edhe k’tyre tani 😃…. E sa per k’tu zere qe e ke lene tashme… edhe per kaq pak aktivitet qe ka : p
 
Ju iku koha dhe ju doli boja edhe k’tyre tani 😃…. E sa per k’tu zere qe e ke lene tashme… edhe per kaq pak aktivitet qe ka : p
Keta ketu me ngjajne si 5 veta ne nje tavoline qe lozin me letra,e bejne dhe cik muhabet🤣nuk e kuptoj pse s'ka fluks,qe eshte dhe forum me i vjeter.
 
Keta ketu me ngjajne si 5 veta ne nje tavoline qe lozin me letra,e bejne dhe cik muhabet🤣nuk e kuptoj pse s'ka fluks,qe eshte dhe forum me i vjeter.
Per dy arsye :

1- Menaxhimi i dobet dhe nje staff komplet pa lidhje , staff qe sulmojne dhe ofendojne pa pike prb anetaret dhe qe duan edhe vemendje personale non stop .

2- Turmat tashme kane edhe interes dhe drejtim tjeter … dhe vene edhe me krizen e deshperimit kshuqe kane edhe interes te larte … si te tipit made in Tinder alla Shqiptarce 😆
 
Nuk e di,mbase,ngaqe nuk jam dhe shume aktiv.Kurse matanë Mand! gjë e zgjuar,ka vene 6 femra si ❤️ staff,qe flirtojne dhe mbajne te lidhur 50 cuna🤣
 
Nuk e di,mbase,ngaqe nuk jam dhe shume aktiv.Kurse matanë Mand! gjë e zgjuar,ka vene 6 femra si ❤️ staff,qe flirtojne dhe mbajne te lidhur 50 cuna🤣
Metoda te ngordhura dhe tipike k’to … pffff 😃
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top