Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Nën himnin e Kosovës, Distria Krasniqi nuk i mban lotët në Tokio

LeVoyageur

RDM 33 NSOE

Fitoren ia dedikoj vendit tim!​

Në momentin që fitova, nuk kam besuar që do të vijë kjo ditë, kaq me rëndësi për mua që e kam pasur ëndërr tërë jetën”
Featured image of article: Nën himnin e Kosovës, Distria Krasniqi nuk i mban lotët në Tokio: Fitoren ia dedikoj vendit tim!
Distria Krasniqi

JAPONI – Kampionia Distria Krasniqi, pasi u nderua me medaljen e artë të Lojërave Olimpike në sportin e xhudos për femra, nga Japonia e largët ka deklaruar mes lotësh se fitoren ia dedikon Kosovës, trajnerit, ekipit dhe familjes së saj.
“Fitoren ia dedikoj vendit tim, trajnerit, ekipit që më ka ndihmuar dhe normalisht edhe familjes. Në momentin që fitova, nuk kam besuar që do të vijë kjo ditë, kaq me rëndësi për mua që e kam pasur ëndërr tërë jetën”,- ka thënë Krasniqi.
“Në fillim nuk isha shumë e gëzuar, kisha problem që të hiqja peshë, tani që e mendoj është më mirë për mua që u lojërat u shtyn për një vit, sepse u përgatita më shumë dhe më fuqishëm”,- tha ajo.

Ka qenë një luftë shumë e vështirë kundër japonezes, sepse Japonia e ka xhudon më të mirë në botë. Është fillimi, jam ende e re, pretendoj të marrë pjesë edhe në tri Olimpiada, do të vazhdoj të punoj”,- është shprehur Distria.

Xhudistja kampione Distria Krasniqi nuk përjashtoi mundësinë të garojë edhe një kategorinë më lart në të ardhmen. “Nuk e di akoma, por mendoj se po, kam edhe një vit për të vendosur, do ta shohim nëse do të qëndroj në 48 kg apo në peshën deri 52 kg”,- tha kampionia më e re olimpike e Kosovës.

B.T (Dosja.al)
 
Ckuptim ka emri i saj levoyageur?
Istria eshte skaji me verior dhe me i bukur i bregdetit kroat, toke ilire, vendlindja e te famshmes Dora D'Istria, sot e kesaj dite ka banore ne Istria qe flasin shqipen e vjeter fare, quhen arbereshet e Kroacise
 
Bravo Distria..Na bere te ndihemi krenar me punen tende..flm per emocionet se na i dhurove❤️
 
Sa emocionuese!
 

Konkursi Letërsisë

  • Kur shiu pushoi

    Votat: 5 33.3%
  • Luna

    Votat: 8 53.3%
  • Në rrugët e qytetit

    Votat: 5 33.3%
Back
Top