Necronomicon: Misteri i librit të magjisë që nga epoka Sumeriane me formulat më të tm

Lauri

Anunnak
Necronomicon: Misteri i librit të magjisë që nga epoka Sumeriane me formulat më të tmerrshme në magji.

Necronomicon është një nga librat më të fuqishëm të magjisë në mbarë botën, ndoshta libri i vetëm i cili ka ndikuar mbi shumë sekte, vëllazëri, dogma fetare, etj në gjithë botën, si p.sh: “Batalioni i Necronomicon”.
Libri është krijim i arabit të “çmendur” Abdul Alhazred.
Libi i hierarkisë së magjisë, është njëkohësisht dhe libri i botës së errësirës.
Libri tregon historitë e vjetra të botës së lashtë dhe përmban njohuri të fshehta mbi errësirën/terrin dhe magjinë. Referimet e para të Necronomicon i ndeshim në faqet e tregimeve të shkrimtarit, H.P. Lovecraft, i cili më vonë krijoi një shkollë shkrimtarësh me emrin Chulhu Mythos.
Historia e Necronomicon, e ka zanafillën që në epokën e Sumerëve dhe ritualet e tyre, të cilat i përdornin për të hapur dyert dhe të zgjonin terrin/përbindëshin, i cili fle nën fundin e detit në qytetin R’Lyeh, atje ku e burgosën Perënditë më të lashta.

“U mundova të gjej një rrugë brenda në errësirën time. Pa zhurmë, fillova të shkruaj e t’u dërgoi letra të gjithë ëndërrimtarëve dhe iluzionistëve, të vetmuarve të cilët synonin në to e që ndodheshin në mbarë vendin. Ekzistonte një vetmitar në kodrat e Perëndimit, një i urtë në shkretëtirat e veriut, një ëndërrimtarë mistik diku në Ingklantën e Re, i izoluar në Rhode Island. Ishte ky i fundit, prej të cilit u informova për ekzistencën e librave të lashtë dhe për të dhënat e tyre kaq tronditëse që fshiheshin në to. Ai njeri, më tha gjithë hezitim për Necronomicon-in legjendar dhe më bëri një aluzion të demonizuar për librin Eimpon, për të cilin thashethemet thonë se ia kalonte paraardhësit të tij në nivel blasfemues dhe çmenduri të papërshkrueshme. Edhe ai vetë i kishte studiuar këto “Libra” të tmerrit të lashtësisë, por dëshironte me çdo kusht që mua më shumë të më demoralizonte sesa të më inkurajonte që unë të thelloja shumë më tepër njohuritë e mia në këtë fushë…!

Libri i Necronomicon-it, i cili përmendet dhe nga Mitologjia e Territ, thuhet se është “shkruar” nga Abdul Alhazred, një poet i çmendur nga Sana e Jemenin, si dhe thuhet se ai arriti majat gjatë periudhës së Ommiadon Kalifi në vitin 700 pas erës së re. Kishte vizituar rrënojat e Babilonisë dhe tunelet e nëndheshëm të Memphis dhe jetoi 10-vjet i vetëm në shkretëtirën jugore të Arabisë, në Robe El Chaligiech ose siç njihet dhe ndryshe “Hapësirë boshe” e të lashtëve – dhe në Ntachna ose në “të kuqen e thellë” të shkretëtirës në Arabinë bashkëkohore, e cila konsiderohet se banohet nga fenomene dhe mostre të mbrojtjes, si dhe nga demonë të vdekjes. Për këtë shkretëtirë, janë krijuar e thënë me dhjetëra legjenda dhe mrekulli prej atyre të cilët pretendojnë se e kanë përshkruar atë.

Në fund të jetës së tij, Alhazred banoi në Damask, ku dhe u shkrua i famshmi Necronomicon. Ato çka u dëgjuan rreth vdekjes dhe zhdukjes misterioze të tij në vitin 738 pas erës së re, e kalojnë çdo fantazi.

Biografi i shekullit të 12-të, Ibn Chalikias, pohon se u rrëmbye ditën për diell, nga një demon i mistershëm, i cili e gëlltiti atë me mënyrën më makabre të mundshme para syve të tmerruar të dëshmitarëve. Gjithashtu, shumë flitet dhe për “çmendurinë” e tij.
Pretendonte si ishte gjendur në Irem, Qyteti i Kolonave dhe se kishte gjetur nën rrënojat e një qyteti të lashtë, emrin e të cilit nuk e bëri kurrë të njohur, fakte, dokumente, hieroglifë të një qytetërimi shumë më të hershëm se çdo race njerëzore e njohur deri më sot, qofshin ato para Andertalëve apo dhe pasuesve të tyre. Më vitin 950 pas erës së re, Abdul Alhazred siç edhe quhej atëherë libri Necronomicon, (ia kishte arritur qëllimit duke u bërë i famshëm ndërmjet cikleve të mbyllura të filozofëve të asaj kohe) u përkthye në greqisht nga Theodor Fileta, i cili jetonte në Kostandinopojë, duke i dhënë titullin “Νεκρονομικόν- Necronomicon”. Për një shekull të tërë, nxiti eksperimente të neveritshme, deri kur ai u tërhoq nga qarkullimi nga patriarku Mihail. Pas tërheqjes së tij nga tregu, shfaqej vetëm spontanisht, por Olaous Worms, më vonë në Periudhën e Mesjetës në vitin 1228 pas erës së re, e përktheu atë në latinisht dhe nga ky përkthim u krijuan vetëm dy kopje, një kopje në black letter (në gjermanisht) dhe një kopje tjetër në shekullin e 15-të ( në spanjisht).

Të dy versionet janë pa shenja identifikimi, por çmohen për nga koha e krijimit vetëm nga vendi dhe të dhënat e tyre tipografike të brendshme. Punimi në të dy gjuhët u ndalua nga Papa Grigor i 4-të në vitin 1232, menjëherë pas përkthimit të tij në gjuhën latine, përkthim i cili ngjalli reagime të forta dhe interes shumë të madh. Origjinali në gjuhën arabe, kishte humbur shumë kohë më parë, në periudhën e Vermion, siç tregohet në shënimin e tij paraprak dhe asnjë referim nuk ju bë kopjes greke (e cila ishte botuar në Itali midis 1500-1550 pas erës së re) që nga periudha e zjarrit të një biblioteke personale me librat më të zgjedhur të Salem më 1692.
Një përkthim i këtij libri nga Dr. Dee, nuk u shtyp kurrë dhe nga dorëshkrimet origjinale kanë shpëtuar vetëm disa pjesë.
Nga shtypjet/botimet në gjuhën latine, të cilat ekzistojnë akoma, më i njohuri është ai shekullit të 15-të dhe gjendet i kyçur në Muzeun Britanik, ndërsa kopja tjetër, e shekullit të 17-të ndodhet në Muzeun Kombëtar të Bibliotekës në Paris. Një version i shekullit të 17-të, ndodhet në Bibliotekën Guaintener në Harvard dhe një kopje tjetër në Bibliotekën e Universitetit të Miskatonik në Arkam. Gjithashtu, një kopje gjendet në Bibliotekën e Buenos Aires. Ka shumë zëra të cilat pohojnë se mund të ekzistojnë dhe shumë kopje të tjera si dhe me dhjetëra dorëshkrime akoma dhe origjinale të shpërndara në shumë vende të ndryshme të botës.
Një e dhënë tjetër bën fjalë për një kopje të shekullit të 15-të, e cila ndodhet në koleksionin e një milioneri amerikan.

Libri Necronomicon, u tërhoq nga qarkullimi misteriozisht dhe njëkohësisht nga shumë vendet të ndryshme të botës me urdhër të autoriteteve dhe nga të gjitha degët e besimeve fetarë në këto vende.
Leximi i këtij libri sjell pasoja të tmerrshme për të gjithë ata të cilët e lexojnë atë.
Gjithashtu, thuhet se falë këtij libri (i cili u ka rënë në dorë shumë pak njerëzve në gjithë botën) R. W. CHAMBERS frymëzoi idenë e tij për krijimin e novelës “Mbreti me të Verdha” (The King in Yellow).

Pjesë nga përmbajtja

Vëllimi ka këtë përmbajtje, dëshmia e arabit të çmendur A dhe B, planetët dhe karakteristikat e tyre, libri i hyrjes dhe i përçartjes, magjitë e portave, lideri i të butit/dobëtit, libri i surprizave, libri i 50-të emrave, dorëshkrimi Magan dhe në fund, teksti urilian.

Por pjesa më e njohur e këtij libri e cila i referohet Necronomicon-it, është e famshmja: “Nuk është e vdekur ajo e cila mund të pres në jetë të jetëve, kur me kalimin e shekujve misteriozë, akoma dhe vdekja mund të vdesë”.
Abdul Alhazred, pohon në dëshmitë e tij: “Falë Necronomicon ringjalla demonët dhe të vdekurit, thirra fantazmat e të parëve të mi. Nxita ushtri të tëra kundër vendeve arabe të lindjes së mesme, duke thirrur një luzmë demonësh të cilët i vura nën vullnetin tim dhe duke vepruar kështu, gjeta NGAA, zotin e paganëve, i cili fryn flakë dhe kollitet me fuqinë e një mijë oqeaneve. Gjeta hyrjen që të udhëheq në pafundësi, më tej se fundi i fundit, atje ku të parët kërkonin pa pushim e me ngulm një hyrje në botën tonë mëkatarë. Udhëtova poshtë, nën detërave të pa fund, duke kërkuar Pallatin e Mjeshtrit tonë dhe aty zbulova rrënojat e mermerta të qytetërimeve të cilat u shkatërruan, pasi përfituan Dije e cila gjendet këtu në këtë libër”.

Sipas Necronomicon-it, ekzistojnë dy shkolla mendimesh.
Ajo Europiane (Grat, Hines, Azenoth etj,) e cila pretendon se është një zbulim psikogjenik i standardeve të Liber Al, një krijim i trurit, i cili përmban gabime të frymëzuara të vërteta të marra nga arketipi i universit i koleksioni të pandërgjegjes dhe akoma më tej… dhe e dyta ajo amerikane (Simon, La Vey etj), e cila përshkruan Librin e Emrave të Vdekur (Necronomicon) si një grimor tjetër, i aftë të sjellë magjistarin në kontakt të drejtpërdrejt me fuqi të jashtme.

Kufijtë e të dyja këtyre shkollave/fraksioneve nuk janë ende të qarta, pasi shpeshherë njëra palë ndikon mbi tjetrën. Ato veçojnë midis tyre, përsa i përket burimit të prejardhjes së librit.
Fraksioni i parë, konsideron si burim botën e ëndrrave, të simboleve dhe në mënyrë paradoksale rrymat kozmike -ndërsa i dyti, kërkon dokumente të cilat mund të vërtetojnë ekzistencën historike, burimin si dhe prejardhjen e Necronomicon./albaniaobserver
 
Back
Top