Aren
Anëtar i Respektuar
Publikonte në faqen e vetë të internetit fotot e pacientëve të saj para dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale.
Në foto pacientët ishin pa veshje dhe ishin të shoqëruara me emër dhe mbiemër.
Gjetja publicitare e doktoreshës Michele Koo mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë pasi pesë prej pacienteve kanë vendosur ta hedhin në gjyq për mos respektimin e privatësisë.
Fotot nuk tregojnë fytyrën e pacienteve, por gjatë hedhjes së tyre është harruar të ndryshohet emri. Kështu që mjaftonte që të kërkoje në cilindo motor kërkimi emrin e një pacienteje të doktoreshës Koo për të zbuluar format e saj. Top Chanel