Në Vjenë fillon Forumi botëror ekonomik

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Forumi do të mbahet në pallatin vjenez Hofburg, ndërsa ky është takimi i dhjetë i këtillë, i cili mbahet në Austri dhe paraqet lidhje të rëndësishme ndërmjet Evropës dhe Azisë Qendrore.

Forumi dyditor ekonomik botëror për Evropë dhe Azi Qendrore fillon sot në Vjenë, me pjesëmarrjen e mbi 500 përfaqësuesve nga mbi 67 vende.

Forumi do të mbahet në pallatin vjenez Hofburg, ndërsa ky është takimi i dhjetë i këtillë, i cili mbahet në Austri dhe paraqet lidhje të rëndësishme ndërmjet Evropës dhe Azisë Qendrore.

Tema kryesore të tubimit të sivjetmë do të jenë zgjerimi i kufijve të inovacioneve, kompeticioni global, resurset dhe rreziku nga rezistimi.

Në takimet, pjesëmarrësit do të bisedojnë edhe për çështjet globale, duke i përfshirë ngjarjet politike në Afrikën Veriore, ardhërinë e euros, çështjen për resurset energjetike pas krizës në Japoni, si dhe përcaktimi i asaj se cili vend shënon zhvillim më të shpejtë.

Azia Qendrore është në qendër të vëmendjes të këtij tubimi, sepse ai rajon gjatë kohës kur ekonomitë e tjera janë në krizë, ka trend pozitiv në zhvillim.

Siç është paralajmëruar në tubim do të marrin pjesë presidentët dhe kryeministrat e Armenisë, Austrisë, Gjeorgjisë, Hungarisë, Kirgistanit, letonisë, Moldavisë, Malit të Zi, Sllovenisë, Taxhikistanit dhe Ukrainës, si dhe 24 ministra dhe mbi 150 shefa të kompanive më të rëndësishme globale, ndërsa krahas tyre edhe 50 personalitete publike nga mbi 30 vende.

Autoritetet austriake për shkak të forumit vendosën masa të përforcuara të sigurisë, ashtu që qendra e Vjenës është shndërruar në zonë të ndaluar, ku mund të hyjnë vetëm pjesëmarrësit dhe gazetarët
 
Back
Top