Në vend të silikonit përdori beton e ngjitës

Kresha

A pretty face can never trick me


Transeksuali Oneal Ron Morris, i cili vetes ia vendosi “silikonin” nga betoni dhe ngjitësi, është arrestuar në Florida me dyshimin se me metodat e tij të implantimit të silikonit ka rrezikuar të paktën jetën e një personi. Tridhjetëvjeçari, për të cilin policia thotë se është burrë ndërsa duket si grua, është arrestuar të premten në Florida. Policia e Miamit njoftoi se Morris ka biseduar edhe me një amerikane tjetër e cila pritej t’i nënshtrohej të njëjës procedurë të implantimit të silikoneve. “Jemi pajtuar rreth çmimit i cili ishte 700 dollarë për shërbimet kozmetike. Por në vend të kozmetikës, viktima e Morrisit fitonte silikon nga ngjitësi, vaji mineral dhe betoni”, deklaroi një polic nga Miami. Pasi Morrisi vendosi edhe përbërësit tjerë, viktima filloi të ndjejë dhembjet e para dhe u detyrua të shtrihej në spital. Morris deri më tash disa herë është arrestuar për ushtrimin ilegal të profesionit të mjekut dhe për rrezikimin e jetës së njerëzve. //gazetashqip.info
 
Pe: Në vend të silikonit përdori beton e ngjitës

Se paku ja paska ba gjoksin dhe boqen te forta si guri qe ta thesh dhembin ta thesh :frike:
 
Pe: Në vend të silikonit përdori beton e ngjitës

Donte ta bente Superman pacientin valle??
 
Pe: Në vend të silikonit përdori beton e ngjitës

Hey beton me vertete?
Se te jete keshtu nuk mendoi ai, se te hidhej dikush do thyente dhembet aty?LOL
 
Back
Top