Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ne udhekryq !

inushja2

preshevare
Jeta na shpie ne situata dhe momente nga me te ndryshmet !

Momente te veshtira per tu "menaxhuar drejt" jan dhe kto , kur gjendemi "ne udhekryq"
E dim cka po lem pas , po nuk ja kemi iden se cka na pret !
E panjohura perben frike, ankth,konfuzion...
Ti e di qe eshte vetem nje moment kur ti do maresh vendimin tend se ne c ane do shkosh, por vetem ky moment mund te te ndryshoj jeten rrenjesisht !


Me thoni, ju lutem, si ja beni ju ne momente te tilla?
nese jeni ndjer "ne udhekryq" dhe i keni dhen nje drejtim, ishte gjeja e duhur qe bet? degjuat zemren dhe ajo ju udhehoqi?

Pra, si i jepni drejtim situatave te tilla ?
 
ne udhekryq jane dy gjera
ajo qe duhet bere
dhe ajo qe duam te bejme
jane raste te rralla kur behet ajo qe duhet
 
kur je ne udhkryq (ne mes dy gjerav qe njeren duhet te zgjedhesh) thjesht un e pyes veten dhe veproj ... o keq o mir... kam vepruar sipas vetes.
 
lene se kanë bërë "rrotondat" tani ene rrotullohu rrotullohu po aty ku u nise do dalësh.:D
Nëse doni dhe moralin;
mendoni por mos mendoni shumë se përndryshe do ngelni pa gjumë.
Ene meqë ra fjala natën e mirë se po ja fus gjumit un.
 
:) Une pikerisht sot postova nje lutje qe ndihmon ne rast kur je ne medyshje per dicka..ja dhe linku http://www.forumivirtual.com/besimtaret-musliman/7016-duaja-e-istihares.html

Para se te zbuloja qe ekzistonte nje gje e tille thoja gjithmone kur isha ne dyshim nje lutje te perafert me te (e me pas ate), dhe nuk e di cfare shpjegimi mund ti jepet kesaj (nese nuk pranohet ai fetar) por gjths jam shume e kenaqur me zgjedhjet qe kam bere..ndoshta pikerisht se kam ndjekur zemren dhe mendja ka qene plotesisht dakord me te. :)
 
ne udhe kryq jemi gjithmone por ndonjehere do te donim ta kthenim oren prapa qe te benim ate me te miren ...........une them se shko me ate qe te thote zemra se ajo dashurohet:P
 
Une momentalisht jam ne nje udhekryq...Po kaq shume kryqezime ka,sa as vete se di si te veproj.Ose me sakte nuk kam forcen e duhur per te reaguar.
 
Hmmm gjeja me e veshtire ne jete eshte te jesh ne ....udhekryq,mendoja mos te ndodhesha kurr ne nje gjendje te tille,por si cdo njeri edhe une u preka nga kjo gje....zgjodha ate qe ishte me e duhura per mua,se kam ber mire apo keq jam e detyruar te perballoj cdo lloj pasoje!
 
Ne raste te tilla, e kam te veshtire te mar nje vendim. Por ama, pasi ta mar vendimin as qe e kthej me koken mbrapa, nuk mendoj qe ia vlen. Jetoj me ate veprim qe zgjodha.
 
ne udhe kryq jemi gjithmone por ndonjehere do te donim ta kthenim oren prapa qe te benim ate me te miren ...........une them se shko me ate qe te thote zemra se ajo dashurohet:P
Nuk jam shume dakord me kete, te pakten nuk me duket e plote..:)

Vertete duhet te behet ashtu si te thote zemra por vetem zemra smjafton per te gjetur cila eshte rruga e drejte..ama nese zemra do duke u mbeshtetur tek arsyeja atehere mundesite per te gabuar jane me te vogla..:)
 
kur ndodhem ne udhekryq nuk veproj pernjeheresh..por ndalem mendoj dhe peshoj te gjitha rastet qe me kane lene ne dyshim...e me pas nuk ndjek zemren por arsyen..sepse ne keto raste po gabove e ke sepse ke vepruar me ndjenja jo me llogjike!
 
A snjehere nuk i dihet se cfare na servir jeta, cdo gje eshte e pa njohur nga ne edhe pse ne e dime sh mire qe kemi ndikim me deshire e pa deshire nga vete ne.

Njeriu ka shume momente e caste qe eshte ne udhekryq e ka nevoje qe te kthjellohet e te vendos e te zgjedh se cfare duhet te bej, ne keto momente duhet te tregohet shume e i zgjuar se cfare vepron, se ne sh mire e dime qe ne raste te tilla mund te gabojme sh lehet.

nese do te thme se nuk kam momente te tilla, do te genjeja, cdo njeri ka kohen e tij qe gjendet ne te tilla situata, por lum ai qe del koke larte, une personalish nese jam ne nje gjendje te tille mundohem qe ta zgjidh ate ne menyren me te mire te mundeshme e jo vetem, do ti ve ne pune te gjith mundesite qe kam, e qe tia dal mbane.

mua me ka ndodhur e mund te thme, se per momentin mund te dukej zgjidhja e gabuar po ashtu, me thonte zemra e nefsi im, mendja ndonjehere na ve rregulla kushte, por zemra i thyen ato, e n ekete rast zemra triundofi, por sot perseri e di qe do te ishte me mire nje veprim tjeter, po nuk kisha se cfare te beja e te veproja edhe pse do te doja nje zgjidhje tjeter, por deri diku sot e kesaj dite mundohem qe te perballe e te mesohem me iden...
 
Ne udhekryq me ndodh qe kur dua te vazhdoj te ec o te gjithe "semaforet jan ne te kuqe o te gjithe jeshil .... ! "

Nese kaloj "ne te kuqen" sado mire ..paguaj denimin :(
 
Mundohem ta mendoj mire sepse nuk me pelqen te behem pishman. Mendoj se besimi ne vete, dhe prane njerezve te zemres, atehere ç'do gje mire do eci :) Udhekryqet pjese e jetes jane, na formojne dhe na forcojne :)
 
Mos harro Inushe se ka dhe portokalli ;)
 
Ne udhekryq ndjek vetem semaforin lol, ate ngjyren e kuqe :D
 
Pe: Ne udhekryq !

Nganjehere duhet vene vetja si person i 3-te qe i sheh gjerat
me gjakftohtesi edhe gjykon ndryshe
Nese zgjidh nje rruge nese sben per ty merr tjetren :D
Jeta eshte e gjate e plot me rruge ti ke mundesi ti ndryshosh e te marresh ke te duash.
 
Pe: Ne udhekryq !

Ka momente ne jete qe vertet ndodhesh ne udhekryq...Njeriut i duhet te beje nje zgjidhje,per natyre njeriu e ka qe gjerat ti zgjidhe ne menyren me te lehte te mundshme pastaj ankohemi per veprimet tona,ose per te gjetur ngushellim i leme fajin ''fatit''...Askush nukeshte pergjegjes me pare se ne per veprimet tona,cdo gje ka nje shkak ka dhe nje pasoje...Te jesh ne udhekryq do te thote,per nje moment te jesh ''i ndare''ne shume pjese e ne shume forma,te takon te bashkohesh me pjesen qe te pershtatet me shume,por nuk shoh thim prapa qe nqs ste pelqen te marresh nje pjese tjeter...Kete do e quaja papjekuri...Kur je ne dhekryq te jepen mundesite,ste falen gabime,edhe keta gabime kushtojne...Keshtu te pakten i konceptoj une gjerat,pasi vete ''gjendja ne udhekryq''ste le vend per pendime apo rikthim prapa...Ndonjehere kur gjendesh keq dhe rrethohesh nga disa zgjidhje qe ste pershtatet ne parim asnjera njeriu vepron me te ''keqen me pak te dhimshme'',kjo krejt natyrale,pasi njeriu eshte koshient per ate gje dhe ben nje zgjidhje ''si kunder mbrojtje''...Une kur kam mendime ose veprime qe me ''perplasen'',marr pak kohe me shume qe te mendohem,vendosja ose marrja ne impuls e vendimeve e kam vene re se shpesh me nis drejt gabimeve...Ndonjehere gjerat sduhen lene dhe pas dore ose te kalosh shume kohe duke u menduar kjo varet nga situata,rrethanat,por nqs hedhi nje hap une nuk pendohem me...Edhe nqs jam gabim,edhe nqs nuk del sic desha,te pakten pergjegjesine e maj une ne shpine,ishte gabimi im,veprimi im,pasojen e paguaj une....Kadaree ne nje nga veprat e tij pat thene : - Njeriu duhet te luftoje mbi te pamunduren kur ajo i del perpara,duke sfiduar veten dhe te tjeret,per te realizuar qellimet e tij....Kjo eshte dhe ''arma'' e e forte e njeriut,te pranoje''provat''e jetes dhe ti luftoje ato si te mundet(duke bere me te miren e mundshme)...Edhe ''udhekryqi'' ne teresi nje prove eshte,e kalueshme apo jo,varet tek ne....
 
Te jesh tip i vendost ne ceshtje te ndryshme ka te beje me moshen. I riu vendos ndryshex qofte ne udhekryq qofte ne rruge drejte apo te shtrember etj.
Personalisht, si krijese sociale dhe e dobet qe jam, kerkoj konsultime, mendime tndryshme nga ato te miat por, ne fund mos te them qe cdo here vendosi vet, me perjashtim kur e kuptoj gabimin qe dua ta beje nese vendosi ashtu sic mendoj.
 
Mka ndodh dhe raste qe ndodhem n udhekryq...E marr vendimin vet, qofte gabim vet i vuaj pasojat. Spara pelqej t pyes dikend se cduhet t bej. Thjeshte inati bon tveten..
 
Si me ngjan kjo fjala ne udhekryq.
Sikur kenget e viteve 97.
Ne udhekryq ti cuno me leee
Zemren time ti e lendoveee
Ne udhekryq une akoma po te press
Ah kjo dashnia do me vdesssssse
 
Ka patur dhe do kete momente qe do ndodhem ne te tilla dilema, por gjithashtu di se koha me do drejtoj te bej nje zgjedhje...qofte kjo e gabuar apo e drejte , serish koha do jete treguesi....

Pune dilemash ne fund te fund te dites
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 7 58.3%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 41.7%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 16.7%
Back
Top