Në tre qytete gjermane, fëmijët e parë të 2013-s ishin shqiptarë

Arfenilla

Themelues i Forumit
Fëmijët e parë që kanë lindur menjëherë pas mesnatës dhe orët e para të viti 2013 në Gjermani kanë qenë kryesisht nga familjet emigrante. Pjesa më e madhe e tyre janë turq, ndërsa në tre qytete fëmijët e parë ishin shqiptarë.

Fëmija i parë në spitalin Bobingen/Schëabmünchen është Diar Vllahiu, me origjinë nga Kosova, transmeton INA.

Marigona Vllahiu, nënë e tre fëmijëve kishte pritur deri në minutat e fundit në shtëpi ku më vonë luti bashkëshortin e saj ta dërgoj në spital për të lindur.



beb-gjume.jpg
Në qytetin Volkmarsen në ora 01:02 minuta më datën 1.1.2013 për së pari e pa dritën fëmija tjetër me origjinë nga Kosova, Loriku, fëmija i katërt i Hasijes dhe Hasan Sllatinës. Të pranishëm në spital ishin edhe 3 fëmijët tjerë Aurela 12 vjeçare, Aulanga 9 vjeçare si dhe Elkida 4 vjeçare. Ato u gëzuan shumë për vëllanë e tyre të sapolindur dhe shpjeguan se ky ishte viti i ri që i solli gëzimet më të mëdha dhe dhuratën më të mirë për këtë familje.

Në regjionin Ruhr në qytetin Lüne fëmija i parë i lindur në vitin 2013 ishte po ashtu shqiptar, Adijoni. Prindërit Murat dhe Flora Krasniqi thanë se foshnja e tyre doli në kë jetë në orët e para të vitit 2013. Adijoni lindi shëndosh e mirë me një madhësi prej 51 cm dhe peshë prej 3590 gramësh.

Mediat gjermane shkruajnë se këtë vit ishte hera e parë që shqiptarët të jenë në këtë listë.alb
 
Pe: Në tre qytete gjermane, fëmijët e parë të 2013-s ishin shqiptarë

Eh i lumte pushka lol
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top