Tuana
Nada é por acaso!
Ne Elgin, ne Teksas ka ndodhur nje ngjarje qe ka shqetesuar jo vetem banoret e zones, por edhe federalet.
Nje vdekje e pazakonte ne mase e bagetive ka cuar deri aty sa kane filluar hetimet federale ne Teksasin Qendror.
Sipas rezultateve fillestare te testeve qe jane bere, mendohet qe fajin per vdekjen ne mase te bagetise, me se shumti lope, e kishte bari qe ato hanin kur u semuren. Keshtu raporton CBS Station KEYE.
Ne nje ferme prej 80 akrash, pronar i se ciles eshte Jerry Abel ne Elgin, ne lindje te Austin, para disa javesh ngordhen ne menyre te pashpjegueshme shume lope.
Qe atehere hetimet kane vazhduar.
Abel ka thene qe ai ka 15 vjet qe e perdor ate bar per te ushqyer bagetine e tij.
"Eshte nje bar shume i mire, i testuar per proteina te larta. Ishte perfekt."- i tha ai korrespondentes Lisa Leigh Kelly te KEYE.
Bari eshte nje forme hibride e Bermuda, i njohur si Tiftin 85, qe eshte rritur ne ate zone per 15 vjet, duke e ushqyer gjate gjithe ketyre viteve bagetine e Abel.
"Atyre u pelqente shume ai bar."
Tre jave me pare tufa kishte dale per te shijuar barin, por dicka kishte ndryshuar ne menyre te pakuptueshme.
"Kur fillimisht degjuam zerat qe leshonin, kujtuam se mos ishte nje prej lopeve qe po priste te lindte dhe kishte ardhur momenti." - tha Abel.
"Por kur shkuam tek vendi ku ndodheshin lopet, te gjitha ndodheshin te shtrira pertoke. Disa kishin ngordhir tashme, ndersa te tjerat kishin spazma."
Ne shume pak ore, 15 nga 18 lopet e Abel-it kishin ngordhur.
"Ishte dicka shume dramatike per tu pare, pasi nuk mund te benim asgje se ato ishin duke ngordhur. Ne nuk i ndihmonim dot." - tha Abel.
Nga testet e bera deri tani rezulton se bari Tifton 85, i cili ka vite ne ate vend, papritur kishte filluar te prodhonte gaz cianidi, duke e helmuar keshtu bagetine.
"Duke marre parasysh edhe thatesiren e dy viteve te fundit ne mendojme qe mund te kishte qene nje kombinim ngjarjesh qe arriti te bente kete." - tha Dr. Gary Warner, nje veteriner dhe specialisht ne Elgin.
Ajo qe eshte me shqetesuese eshte qe edhe familje te tjera e kane testuar Tifton 85 dhe shume prej tyre kane zbuluar qe edhe fushat e tyre jane toksike me cianid. Megjithate, per fat te mire nuk kane ngordhur me bageti.
Shkencetaret ne Departamentin e Shteteve te Bashkuara te Agrikultures jane duke e studiuar barin per te percaktuar nese ka patur ndonje mutacion te cuditshem dhe te papritur.
Deri sa te percaktohet se cfare kas ndodhur dhe se pse bati papritur filloi te prodhonte cianid, ankthi i fermereve do te vazhdoje./infoalb/