Në Siberi ra borë e zezë

Kresha

A pretty face can never trick me


Në qytetin e Siberisë Omsk për herë të dytë brenda një jave ka rënë borë e zezë. Reshjet e para me ngjyrë gri të errët u vunë re ditën e mërkurë, më 12 dhjetor.

Sipas të dhënave paraprake, reshjet nuk janë të dëmshme për shëndetin, megjithatë thonë se mund të shprehen me bindje për këtë vetëm pas disa ditësh, kur të jenë gati rezultatet e analizës laboratorike të substancës.

Nuk përjashtohet fakti që përgjegjëse për emetimin e këtyre substancave të jenë ndërmarrjet kimike lokale. Gjatë verës në Omsk ranë gjithashtu reshje të pazakonta, atëhere në formën e një pluhuri të bardhë. Ai rezultoi të ishte katalizatori i përdorur në rafinerinë e naftës "Gazproneft-ONPZ".


Burimi: //fb
 
Titulli: Në Siberi ra borë e zezë

Ska dyshim qe esht "bore artificiale" e perber nga kto substanca kimike vdekjepruese per njerzit. Sikur nje femije i vogel te kapte dhe ta hante... pasojat do ishin tragjike.
Duhet te denohen pergjegjsit dhe mos te veprohet pasi te jet ber demi (si perher).
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top