Ne seminarin e grave

Lauri

Anunnak
Në seminarin e grave u shtrua tema: “Marrëdhëniet dashurore me burrat tuaj.”
Lektori pyet: “Kush e do burrin me dashurinë e kohës së martesës, le të ngrerë dorën!”
Menjëherë u ngritën dy-treqind duar.
“Kur i keni thënë burrit për herë të fundit se e doni shumë?”
Disa thanë që i kishin thënë atë mëngjes, disa dy dit më parë… Disa nga gratë nuk e mbanin mend fare.
Atëherë lektori bëri një propozim të jashtëzakonshëm. Ai i luti zonjat që t’u dërgonin burrave në cellular një tekst të njëllojtë: “ I dashuri im. Më beso, unë të dua shumë, shumë!”
Ashtu u bë. Më tej lektori i luti gratë që të lexonin me zë të lartë përgjigjet që u kishin ardhur. Dhe ato u bindën.
Ja përgjigjet:
“Sara, je mire, apo je sëmurë? Më thuaj ku ndodhesh.”
“Edhe unë të dua, moj qenushe!”
“?!?”
“اfarë kërkon të blesh akoma, o djall me brirë?!”
“Cila je ti, moj?!”
“Mos i bjerë rrotull e rrotull, Luizë, por më thuaj si e ke hallin!”
“Nuk e kisha pritur kurrë këtë nga ty”
“Lora të kam thënë njëmijë herë, mos e tepro në të pirë!”
“As mos të të shkojë nëpër mend, se do të të jap para të tjera!”
“Shiko Lena: po nuk më the se kujt do t’ia dërgoje këtë mesazh që ma nise gabimisht mua, do të të mbys me duart e mia!”

tel_zpsbomjvj89.png
(A-Bajrami)
 

Attachments

  • tel_zpsbomjvj89.png
    tel_zpsbomjvj89.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Ne seminarin e grave

Hahahahaha e kisha lexuar e me pare.....te shkretet burra ci ka gjet
 
Titulli: Ne seminarin e grave

Hahaha.....tamam kto gra gjeten burr Shyqyr dhe si thone ndonjeher te dua qofte edhe kot:P...
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top