Ne rolin e keshilluesit! TE MENDOSH POZITIVISHT

WxP

Staf në FV.AL
Adm
Me ndollin shpesh te bisedoj me mikesha, te aferm, njerez te moshave dhe profesioneve te ndryshme, me backgrounde te larmishme, here te rrahura nga jeta, apo fare pa eksperience, te shkolluar, pompoze, te thjeshte, te qeshur. serjoze, qe flasin shume, pak, fare, e shume e shume tablo te tjera personalitetesh, larmia e te coleve eshte e njohur per secilin prej nesh.

Perpaballe ketyre profileve shumengjyreshe, rrenjet dhe historine e te cileve shpesh e njohin pak, nuk e kursejne dhenien e nje keshille, kur vjen si rrelloje e nje bisede te ngrohtedhe mirekuptuese. Sigurisht qe kjo eksperjence, mendova, per dicka do te me vleje! Roli i keshilluesit ne fund te fundit, merr persiper pikerisht kete, nje bisede te ngrohte, ku keshilla nuk eshte vetem e atij qe te do te miren, por edhe atij qe ka marre arsimin e duhur per kete.

Nga ky i fundit pritet shpetimi dhe orientimi brenda seances keshilluese. Pritet qe ky individ te ece perpara me hapat e tij, e te orientoje klientin, ti ndjeke keto hapa, gje per te cilen eshte priruar ai. Nuk eshte e lehte te orjentosh njekohesisht duke u ruajtur nga imponimi e nje drejtimi, si nuk eshte e lehte te pasqyrosh nje shembull te forteses, sigurise dhe dijes, te cilen e ka krijuar klienti per ty. Ajo qe i dhemb klientit, por edhe keshilluesit te tij, eshte zbritja nga qielli, ku kuadri eshte i plote, ne toke atje ku taboja duhet forumuar.

Ne rastin tim, procesi i keshillimit ishte me i lehte, pasi profili i "klientes" time, ne trajta te ashpra, ishte i ngjashem me profilin tim. E njejta moshe, gjini, situate e ngjashme jetesore. Ketu empatia duket se ska nevoje te thirret fare, ajo lind, per te na ruajtur nga gracka tjeter prane saj, identifikimin.

Te gjitha keto i mbaja parasysh gjate bisedave 50-minuteshe e me mikeshen time.
Ajo qe me pelqeu me shume, ishte njohja me e thelle e saj, qe realizuam sebashku. PAs cdo seance keshillimi, ndryshe nga rregullat e etikes personale me klientin, benim bashke biseda te gjata duke u kthyer rruges per ne shtepi. Kjo me jepte vetebesim, se gjerat po shkonin ne rrjedhen e duhur.

Pati castekur ndjeja se balona qe po drejtoja, kerkonte drejtimin, te cilit ndonjehere nuk ia gjeja fijet. Keshtu ndodh nje spazme e madhe emocionale, ku pervec pergjegjesise personale si profesioniste e ardhshme, ndjen pergjegjesine e besimit qe dikush dredh tek ti. Keto ishin momentet me te veshtira per mua, momente te cilat kalohen me nje empati te ndersjelle mes njerzish. Mendoj se te tille duhet te jete edhe marredhenia e krijuar ketu, nje mardhenie mes njerzish dhe pertej roleve, ne sherbimin e te qenies me sublime dhe komplekse ne bote, njeriu.


A. Zotaj
 
Back
Top